Senatori amerikan bën thirrje për tërheqjen e trupave nga Kosova nëse s’hiqet taksa

  • 10 mars 2020 - 10:48
Senatori amerikan bën thirrje për tërheqjen e trupave nga Kosova nëse s’hiqet taksa

Senatori amerikan David Perdue ka komentuar situatën aktuale politike në vend, pas mos marrjes së vendimit për heqjen e taksës nga Qeveria e Kosovës.

Perdue në një shkrim të bërë në rrjetin social Twitter, ka shkruar se për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se tani me përparimin historik që është bërë mes dy shteteve, është në dorë të Kosovës që të bëjë pjesën e vet, si dhe të shfuqizojë tarifën e vendosur ndaj Serbisë.

Senatori amerikan shton se nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, atëherë, Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë praninë e trupave aty.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)