Matoshi i kujton Haxhiut se si VV denigronte zyrtarët që përdornin makinat e shtetit për punë private

  • 10 March 2020 - 12:22
Matoshi i kujton Haxhiut se si VV denigronte zyrtarët që përdornin makinat e shtetit për punë private

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dje është fotografuar teksa me makinë zyrtare ka marrë djalin e saj nga shkolla. Haxhiu ka arsyetuar këtë veprim, duke thënë se është nënë dhe s’ka pasur se kush t’ia marrë djalin nga shkolla.

Lidhur me këtë arsyetim ka reaguar ish-këshilltari i Ramush Haradinajt, publicisti Halil Matoshi. Në serinë e pyetjeve për pushtetin, Matoshi ka rikujtuar mënyrën se opozitarizmit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe reagimet që bënin për zyrtarë të shtetit të cilët shfrytëzonin pronën publike për punë personale.

Matoshi ka thënë se arsyetimi i Albulena Haxhiut është një posutlat fals për një person i cili është i pushtetshëm.

Tutje publicisti ka rikujtuar edhe faktin se gjatë kohës sa ka qenë Haradinaj në pushtet ka pasur edhe shkarkime të zyrtarëve që kanë përdorur pronën e shtetit për punë private.

Si rast Matoshi ka përmendur shkarkimin e zëvendësministrit të Pylltarisë, Shkukri Maxhunit të cilin Haradinaj e kishte larguar nga detyra pas keqpërdorimit të veturës zyrtare.

Shkrimi i plotë i Matoshit:

Pyetja Nr, 9 për pushtetin

Albulena Haxhiu dhe paradigma “s’u bâ nâmi”

Të qenit nënë është gjendje, por nuk të veçon nga gratë tjera, sidomos jo nga përgjegjësia publike si zyrtare e shtetit. Të jeshë ose jo nënë është zgjedhje e lirë.

Albulena Haxhiu e ka justifiku dërgimin e fëmijëve të saj në shkollë me veturë zyrtare – “sepse jam nënë”- me postulatin më fals të mundshëm për një person të veshur me pushtet politik.

Sepse Lëvizja Vetëvendosje dhe ajo personalisht i kanë denigru e fy, nga opozita, gra e burra në pushtet, për abuzim me resurset publike, duke i thënë popullit për një dekadë: “Me hajna, me hajna nuk ka shtet”!

Po të pushtetshmit nuk kanë abuzu me anije kozmike qevetitare as me nëndetëse, pos makinave zyrtare dhe derivateve që paguhen nga taksat!?

Në Zvicër apo Suedi do të pasonte dorëheqja si akt etik, ndërsa Ministresha Haxhiu nuk e sheh të nevojshme as faljen publike.

E në Kosovë nga Qeveria e kaluar janë shkarku zyrtarë për abuzime të kësaj natyre!?

E tash?

Pra a janë standardet e Lëvizjës Vetëvendisje demagogji e thjeshtë politike për fushata elektorale apo janë prej vërteti?

Kryeministri athua ka mendu një çortim publik sëpaku për ministren, (e cila vet do të duhej të kërkonte falje publike?) apo kërkimfalje publike për këtë skandal, në vend të saj?

E quej ‘skandal qevërisës’ jo pse përdorimi i aseteve shtetërore nuk është bërë standard nga Qeveritë paraprake, por për shkak se në retorikat e Lëvizjës Vetëvendosje, i kanë ngritë standardet në tjetër nivel!?

Të gjitha nënat që punojnë i dërgojnë fëmijtë në qerdhe e shkollë me vetura private dhe ngutën mos me e humb orarin e punës, sepse ndëshkohen nga shefat?

Të gjitha nënat nuk kanë fare vetura.

Të gjutha nënat nuk kanë as vetura dhe as një punë.

Të gjitha nënat nuk kanë pushtet.

E Albulena ka pështy aq shumë njerëz pikërisht duke i akuzu se kanë abuzu me taksat e qytetarëve.

Kanë marrë favore nga Zyra publike duke e përzie atë me jetën private etj!?

Të gjitha abuzimet me zyrat publike dhe të parasë publike nisin kështu, fillimisht me paradigmën: “S’u bâ nâmi”!?

Pastaj keq-qeverusha bëhet përditshmëri, standard!

E në fund del se këta janë krejt si ata!

Publiku duhet ta dijë këtë: Në Kosovë vjet, nga Kryeministri Ramush Haradinaj, të cilën VV e ka gozhdu, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni është shkarku pse kishte qitë kambën mbi kroskot të veturës zyrtare!?

(Kosova Sot Online)