Këshilltari i ri i Kurtit Agon Hamza dëshironte që amerikanët të mos kenë të drejtë vote

  • 10 March 2020 - 13:30
Këshilltari i ri i Kurtit Agon Hamza dëshironte që amerikanët të mos kenë të drejtë vote

Albin Kurti sot e ka emëruar për këshilltar njërin nga përfaqësuesit më të devotshëm të të majtës radikale, Agon Hamzën, i cili në profilin e tij në Twitter, ka përdorur gjuhë të ashpër antiamerikane.

Në vazhën e kompletimit të kabinetit të tij, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vazhduar me emërime të këshilltarëve për sektorë të ndryshëm. Mirëpo, asnjë nuk është më simptomatik sesa emërimi i Agon Hamzës, në pozitën e këshilltarit duke i ditur qëndrimet e tij politike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kapitalizmin në përgjithësi. Mjafton që t’i hedhet një sy postimeve të tij në Tëitter, për ta kuptuar se ku qëndron ideologjikisht zoti Hamza. Bie fjala, në një njërin prej tëittave të tij ai pajtohet me filozofin Slavoj Zizek për SHBA’të.

“ Të gjithë në mbarë botën duhet të lejohen për të votuar përveç qytetarëve në SHBA” shkruan Hmaza më 3 prill 2016.

Ai, në rreth 5 mijë postime që ka në Tëitter i thurrë lavde komunzimit, e glorifikon Karl Marxin dhe flirton me Stalinin. Ja çfarë shkruan ai.

“ Dikur ishte një fjalë e mirë: Komunizëm! Nuk e kuptoj pse e majta dëshiron ta distancoj veten prej saj”.

Gjatë gjithë postimeve të tij duke iu referuar idolit Slavoj Zizek, Hamza godet Donald Trump, Hillary Clitonnin, Macronin dhe komplet establishmentin politik euroatlantik.

 Është e çuditshme se si Kurti në kulmin e përplasjeve me SHBA’të e emëron për këshilltar Hamzën duke iu ditur të gjithë këto qëndrime.

(Kosova Sot Online)