Humb jetën një 60 vjeçar në Tiranë

  • 10 March 2020 - 14:24
Humb jetën një 60 vjeçar në Tiranë

Një 60 vjeçar ka humbur jetën këtë të martë në Tiranë. Policia njofton se rasti nuk ka të bëjë me përhapjen e koronavirusit në Shqipëri, porse burri ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Tiranë/Informacion paraprak i policisë

Më datë 10.03.2020, rreth orës 12:45, në Qendrën Shëndetësore në Baldushk është dërguar pa shenja jete shtetasi H. M., rreth 60 vjeç, mirëmbajtës i rrugëve në Njësinë Administrative Baldushk, i cili gjatë kohës që ka qenë duke punuar në fshatin Vrap, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)