Kërcënimi amerikan me tërheqje të trupave, Veseli i reagon ashpër Kurtit

  • 10 March 2020 - 14:27
Kërcënimi amerikan me tërheqje të trupave, Veseli i reagon ashpër Kurtit

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka kritikuar qeverinë aktualë, për siç ka thënë ai debatin më të dëmshëm dhe më të rrezikshëm të marrëdhënieve Kosovë – SHBA.

Veseli ka shkruar në Facebook se në këtë kohë, mbështetja e SHBA-së është jetike dhe shumë e domosdoshme për Kosovën.

Ai ka shkruar se deklarata e sotme e senatorit Republikan për rishikimin e prezencës ushtarake në Kosovë është shumë e domosdoshme.

“Në kohën kur mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën është jetike dhe shumë e domosdoshme, Qeveria aktuale, si asnjë qeveri tjetër e mëparshme, ka nxitur debatin më të dëmshëm dhe më të rrezikshëm të marrëdhënieve Kosovë – SHBA. Deklarata e senatorit Republikan, David Perdue, për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë, është më shumë se serioze”, ka thënë ai.

Veseli ka shtuar se vënia në dyshim e rolit të SHBA-së nga Qeveria në krye me Albin Kurtin është dëmi më i madh që i është bërë shtetit.

“Vënia në dyshim e rolit të SHBA-ve nga Qeveria Kurti dhe aleancës sonë të palëkundur me shtetin amerikan, është dëmi më i madh që një i zgjedhur politik i Kosovës, ka arritur t’i bëjë shtetit tonë. Vendosja e Kosovës në udhëkryq të rrezikshëm nacional, i ardhur jo nga ndonjë kërcënim i jashtëm, por nga aktet e pamenduara të vetë Kryeministrit, është shenjë e keqe për vendin tonë”, tha kreu i PDK-së.

(Kosova Sot Online)