‘Presion’ i madh amerikan: Edhe djali i Trump kërkon tërheqjen e 650 trupave amerikane nga Kosova

  • 10 March 2020 - 14:41
‘Presion’ i madh amerikan: Edhe djali i Trump kërkon tërheqjen e 650 trupave amerikane nga Kosova

Senatori amerikan David Perdue ka komentuar situatën aktuale politike në vend, pas mosmarrjes së vendimit për heqjen e taksës nga Qeveria e Kosovës.

Perdue në një shkrim të bërë në rrjetin social Twitter, ka shkruar se për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, nëse taksa nuk hiqet Amerika duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.

Së fundmi qëndrimin e senatorit Pardue e ka përkrahur edhe djali i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë se pajtohet me këtë qëndrim.

“Pajtohem. Aktualisht janë 650 trupa në Kosova. Është koha për t’i kthyer në shtëpi”, ka shkruar Donald Trump Junior.

Këto reagimeve të politikanëve amerikanë vijnë pas refuzimit të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti që të hiqet menjëherë taksa 100 % ndaj Serbisë pa asnjë kusht shtesë.

(Kosova Sot Online)