Plaku 100 vjeç shërohet nga koronavirusi me gjak të pacientëve të shëruar

  • 10 March 2020 - 14:44
Plaku 100 vjeç shërohet nga koronavirusi me gjak të pacientëve të shëruar

Një burrë 100-vjeçar, i cili vuante nga sëmundja e Alzheimerit dhe njëkohësisht ishte i infektuar me koronavirus, është shëruar nga virusi pasi u trajtua me gjakun e dhuruar nga pacientët e shëruar.

Burri nga Kina, me mbiemrin Wang, kishte edhe probleme tjera shëndetësore, përfshirë shtypjen e lartë të gjakut dhe sulmin në zemër.

Ai ishte në mesin e tetëdhjetë pacientëve që u liruan nga spitali në Hubei. Plaku i kishte marrë dy terapi përmes gjakut të dhuruar nga personat e tjerë që ishin shëruar më parë.

“Duke pasur parasysh se pacienti ishte shumë i moshuar dhe e kishte një sistem imunitar relativisht të dobët, ne vendosëm që të përdorim plazmë gjaku të pacientit të shëruar si trajtim kryesor”, tha mjeku Cai Chen.

Shkencëtarët besojnë se ky lloj trajtimi funksionon përmes vendosjes së proteinave nga personat e shëruar te njerëzit që janë duke luftuar me virusin.

Burri i moshuar ishte diagnostikuar me koronavirus më 24 shkurt dhe ishte pa vetëdije kur ishte dërguar në spital, shkruan “Daily Mail”.

(Kosova Sot Online)