Mbesa e Presidentit i kërkon LDK’së të mos qëndrojë indiferente ndaj Kurtit

  • 10 March 2020 - 15:31
Mbesa e Presidentit i kërkon LDK’së të mos qëndrojë indiferente ndaj Kurtit

Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi ka shkruar pas lajmeve për tërheqje të trupave amerikane nga Kosova.

Thaçi përmes një shkrimi në Facebook tha se këto janë pasojat e sjelljeve të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, në raport me Shtetet e Bashkuara, që ka thënë se do t’i vuaj një brez i tërë.

Ajo ka kërkuar nga Lidhja Demokratike që të mos qëndrojnë indiferent.

“Është koha që kjo aventurë e rrezikshme për shtetësinë e Kosovës të ndërpritet, e LDK-ja si hisedarja kryesore në qeveri nuk duhet të qëndrojë indiferente”, ka shkruar Thaçi.

(Kosova Sot Online)