Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

  • 10 March 2020 - 15:49
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Nesër do të  mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Mbledhja do të fillojë në ora 12:00, derisa në rend të ditës janë katër pika.

Do të bëhet, miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme, konstituimi i Forumit për Transparencë Parlamentare, shqyrtimi i kërkesave dhe i propozimeve, njoftimi për zhvendosjen e datave për mbajtjen e takimit të SEECP.

(Kosova Sot Online)