Masat amerikane kundër Kosovës – disa qytetarëve u ndalen të ardhurat

  • 10 March 2020 - 15:51
Masat amerikane kundër Kosovës – disa qytetarëve u ndalen të ardhurat

Amerika veçse ka nisur sanksionet ndaj Kosovës. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe ish-moderatorja Erëza Vela që tha se dy projekte me të cilat ishte duke punuar ajo i kanë ndalur të gjitha aktivitetet.

Këto komente Vela i ka bërë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook. 

Ajo ka shkruar se ishte pjesë e dy projekteve që financohen nga Amerika e shton që të dyja i kanë ndalur aktivitetet për arsye financiare.

“Stafi ndërkombëtar është udhëzuar me shku në vendet e veta. Hapi i ardhshëm është me u anulu projektet plotësisht”, ka shkruar ajo.

Media  dje ka raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë goditjen e parë për kryeministrin Albin Kurtin, duke bllokuar fondet e planifikuar që të investoheshin në Kosovë përmes MCC.

Burime të medias thonë se Sean Cairncross, drejtor i MCC, i caktuar nga Donald Trump, ka biseduar në telefon me Kurtin dhe i ka thënë atij se do të bllokohen 50 milionë eurot e MCC’së, ashtu sikurse do të bllokohet edhe projekti i gazit – ku ishte paraparë që të investohen rreth 150 milionë euro të tjera. Goditja amerikane erdhi pasi që Qeveria e Kosovës po refuzon ta heqë tarifën ndaj mallrave serbe.

(Kosova Sot Online)