Alarmon profesori i njohur: Në këtë shtet po diskutohet plani i Presidentit Thaçi për ndarje, ja çfarë duhet të bëjë Kuvendi i Kosovës

  • 10 March 2020 - 15:58
Alarmon profesori i njohur: Në këtë shtet po diskutohet plani i Presidentit Thaçi për ndarje, ja çfarë duhet të bëjë Kuvendi i Kosovës

“Në këtë gjendje është detyrë mbi detyrat e Kuvendit të Kosovës që të diskuton dhe të del me vendim për paprekshmërinë e territorit të shtetit të Kosovës. Nuk mundet ndryshe të ndalen forcat që janë bërë bashkë dhe po e planifikojnë këtë ndarje të vendit tonë. Tash po më duket se çfarëdo që t'i thuhet z. Thaçi dhe thaçave të këtij mendimi është e kotë. Ai nuk po tërhiqet. Po vazhdon sikurse me qenë toka e babës së vetë. Këtë plan dhe këta politikë mund t'i ndali vetëm Kuvendi dhe populli i Kosovës. Nuk ka rrugë tjetër”, thotë profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Eksperti gjerman dhe njohësi i rrethanave politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Bodo Veber, në një intervistë ekskluzive për medie ka folur edhe rreth zhvillimeve të fundit politike në Prishtinë rreth dialogut me Serbinë , në mes të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuqiqit. Anëtari i DPC-së në këtë intervistë ka komentuar edhe deklaratën e Thaçit se gjithmonë ka zhvilluar negociata në mënyrë transparente, duke demantuar këtë deklarim të Thaçit. Veber thotë se sipas informacioneve që ka “njëri nga tre liderët që kanë marrë pjesë në negociatat e Brukselit, në marsin e 2018-ës ka vrapuar nëpër qytete evropiane me harta në dorë për të shkëmbyer territoret dhe për ta ndarë Kosovën. Megjithatë presidenti Thaçi dhe Vuqiq e publikuan idenë e tyre për shkëmbim të territoreve gjysmë viti më vonë, në gusht të vitit 2018”. Sipas analistit gjerman, presidenti Thaçi bashkë me ekipin e tij në fillim të negociatave për një marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse në vitin 2017 ishin përgatitur që ta largonin kërkesën për njohje të plotë formale të Kosovës nga Serbia. Këto pohime të ekspertit gjerman janë komentuar në bisedë për “Kosova Sot Online” edhe nga profesori universitar Muhamet Kelmendi sipas të cilit kjo që ka thënë Veber, është vetëm njëtregues i vogël e asaj të vërtete të madhe që ekziston, planit me rrezik serioz për ndarjen e Kosovës, në vazhdim të dialogut me Serbinë, proces që është zhvilluar deri më tani, me aktorët kryesor Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuqiqin. Prandaj sipas Kelmendit kjo është arsye pse po kontestohet në vazhdimësi e pjesëmarrja e Hashim Thaçit në vazhdimin deri në finale të këtyre bisedimeve.

Image
Muhamet Kelmendi

“Tashmë është e qartë se një ndër planet në tavolinë të bisedimeve është ndarja e Kosovës, ndarje shumë më e ashpër se sa mundemi të planifikojmë ne. Plani që po diskutohet nëpër kuluaret evropiane dhe në SHBA është tepër i dëmshëm dhe shkatërrimtar për Kosovën. Sipas këtij plan propozimi mendohet se përveç që do të merret veriu i vendit, gërshërët ndarëse shkojnë në Mitrivicë, në Trepçë, dhe në viset shqiptare në Luginën e Preshevës, duke u futur edhe në brendi, si Asociacioni serb dhe eksterritorialiteti i të ashtuquajturave kishave dhe manastireve serbe në Kosovë. Ky plan po diskutohet edhe në Berlin dhe priten kundërthënie të ashpra në të ardhmen”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Madje ai thotë se në aktualitetin e tanishëm të zhvillimeve dhe presionin që të ecet përpara finales për arritjen e marrëveshjes, predikuesi kryesor i këtij plani është ambasadori i SHBA-ve në Berlin, z. Richard Grenell, por i përkrahur nga z.Borell i BE-së. E për ti thënë jo një plani të tillë, sipas Muhamet Kelmendit duhet tëarrihet një konsensus i gjerë politik me një vendim të Kuvendit të Kosovës, i cili duhet të diskutohet dhe votohet pa u vonuar shumë, sepse zëri i të zgjedhurve në Kuvendi është zëri i qytetarëve i deleguar aty përmes votës. “Në këtë gjendje është detyrë mbi detyrat e Kuvendit të Kosovës që të diskuton dhe të del me vendim për paprekshmërinë e territorit të shtetit të Kosovës. Nuk mundet ndryshe të ndalen forcat që janë bërë bashkë dhe po e planifikojnë këtë ndarje të vendit tonë. Tash po më duket se çfarëdo që t'i thuhet z. Thaçi dhe thaçave të këtij mendimi është e kotë. Ai nuk po tërhiqet. Po vazhdon sikurse me qenë toka e babës së vetë. Këtë plan dhe këta politikë mund t'i ndali vetëm Kuvendi dhe populli i Kosovës. Nuk ka rrugë tjetër”, thotë profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)