Haziri paralajmëron: Një reagim i Donald Trump mund të ndodhë në çdo kohe

  • 10 March 2020 - 23:19
Haziri paralajmëron: Një reagim i Donald Trump mund të ndodhë në çdo kohe

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri thotë se Kosova nuk duhet të lejojë prishjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka paralajmëruar kryeministrin Albin Kurti se në çdo moment presidenti Donald Trump mund të ngrijë fondet për Kosovën.

“Është e pa imagjinuar vetëm me leju me ndodh që Presidenti Trump me bo Tëitter’in e fundit që mundet me ndodh në çdo kohë që dmth: nga sot gjithçka në Kosovë është e ngrirë për shkak të sjelljes jo korrekte të politikanëve. Fundja, marrëdhëniet e politikanëve të Kosovës me SHBA’në kanë me u dëmtuar seriozisht’, tha Haziri.

Haziri thotë se SHBA e ka themeluar Kosovën sipas kërkesave të popullit të Kosovës.

“Prezenca amerikane është diku 600 milionë dollarë në vit. Imagjinoni kur kane qenë 15 mijë ushtarë sa ka qenë e kushtueshme. Paramendojeni sa ka qenë e kushtuesheshme ndërhyrja ushtarake. Ata miqësinë me popullin e Kosovës nuk e kanë kalkuluar me interesa ekonomike dhe financiare asnjëherë’, shtoi ai.

Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan Donald Trump, tha sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të largohen nga Kosova.

Ai këtë koment e ka bërë bashkëngjitur me postimin e senatorit amerikan, David Perdue, i cili sot shkroi se Amerika duhet ta rikonsiderojë prezencën ushtarake në Kosovë.

(Kosova Sot Online)