Koalicioni LVV-LDK në rrezik: Miqtë e Hashim Thaçit nxisin mos uniteti brenda koalicionit LVV-LDK

  • 11 March 2020 - 07:51
Koalicioni LVV-LDK në rrezik: Miqtë e Hashim Thaçit nxisin mos uniteti brenda koalicionit LVV-LDK

“Nëse vërtetë vijon avazi i deritanishëm, dhe zgjatë edhe më tej stagnimi aktual, koalicioni i ri qeverisës ose do të kthehet në një fitues zgjedhjesh pa fitore pune, i cili nuk është në gjendje ta jetësoj programin as agjendën e vet, ose do të dështojë tërësisht dhe zhduk shpresat e qytetarëve dhe të gjithë votuesve që kishin pritje aq të mëdha në të zgjedhurit e tyre”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Gani Qarri, duke përcjell këtë fillim pune të pa konsoliduar akoma të Qeverisë së re të Kosovës në njërën anë, dhe në anën tjetër mbetjen të përgjumur dhe pa agjendë pune për Kuvendin e Kosovës, vetëm me disa seanca solemne formale që janë zhvilluar deri më tani, thotë se këto janë sinjale që flasin se kjo Qeveri akoma nuk po arrin ta merr veten dhe ti qaset realizimit të programit qeveritar, për të cilin partnerët LVV dhe LDK, sikur që janë deklaruar, kanë punuar shumë që nga java e parë e tetorit të vitit të kaluar, pas përfundimit të zgjedhjeve dhe publikimit të rezultatit preliminar. Kjo pikë e dobët e Qeverisë Kurti e cila ka kaluar më shumë se një muaj që kur u votua në Kuvend, sipas analistit Qarri, po ndikohet në prapaskenë edhe nga mos dakordanca e funksionimit të brendshëm, një mos akordim tinëzar që po kurdiset nga kundërshtar të heshtur të Albin, Kurtit, të afërt me Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin, prandaj tejkalimi i kësaj situate do i merr akoma kohë kryeministrit Kurti.

Image
Gani Qarri

“Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti, është formuar vetëm para pak më tepër se një muaji, ndaj është shumë shpejtë dhe ende tejet herët për të nxjerr konkluzione të bazuara. Megjithatë, mos dakordanca brenda koalicionit qeverisës, që është e nxitur nga miqtë e Hashim Thaçit brenda përbrenda LDK-s, si Isa Mustafa & CO i cili në bazë të sjelljeve dhe qëndrimeve të tij, të lë përshtypjen se në koalicion ka hy, më tepër për të minuar se sa bashkërenditur e avancuar punën e Qeverisë së re, ka bërë që edhe Kuvendi i Kosovës, në mungesë të propozim-ligjeve për votim, kërkesave dhe detyrave për angazhime konkrete nga Qeveria, të humbë kohën kot së koti me vazhdimin e praktikës së mbajtjes së seancave solemne, duke mos pasur asnjë iniciativë të vetme të ligjvënësve për vendime vepruese në interes të qytetarëve”, thotë analisti politik Gani Qarri për “Kosova Sot Online” .

Ndaj, sipas analistit Qarri, Qeveria e re, duhet ta ndryshojë tempon e punës dhe përshpejtojë hapat e veprimit, përndryshe humbja e besimit tek qytetarët mundë të zgjohet me shpejtësi të pa parashikueshme. “Nëse vërtetë vijon avazi i deritanishëm, dhe zgjatë edhe më tej stagnimi aktual, koalicioni i ri qeverisës ose do të kthehet në një fitues zgjedhjesh pa fitore pune, i cili nuk është në gjendje ta jetësoj programin as agjendën e vet, ose do të dështojë tërësisht dhe zhduk shpresat e qytetarëve dhe të gjithë votuesve që kishin pritje aq të mëdha në të zgjedhurit e tyre”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”. Analisti Qarri thotë kjo situatë duhet të tejkalohet pa vonesë ngase edhe qytetarët dita ditës po krijojnë bindjen se ka rrezik që edhe ky koalicion mundë të mbetet jo funksional, sikurse mandati i kaluar. “Kështu që megjithëse ligjvënësit kanë shkelur në muajin e tretë, ata po vijojnë të marrin paga vetëm për seanca solemne e ceremoniale, pa veprime legjislative dhe pa program për angazhime konkrete, duke mos kërkuar as nga ekzekutivi që ta përshpejtojë procesin e dërgimit të planit legjislativ për këtë vit në Kuvend, zvarritje kjo e cila vije si sinjali i parë zhgënjyes që ky koalicion po e dërgon te qytetarët të cilët me shpresën për progres dhe ndryshime në vend, ja besuan edhe votën e vet’, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)