Thaçi e pret sot Kurtin në takim, këto janë tri oraret

  • 11 March 2020 - 08:01
Thaçi e pret sot Kurtin në takim, këto janë tri oraret

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, raportohet se sot do ta presë në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Për realizimin e këtij takimi në mes të presidentit dhe kryeministrit të vendit sipas raportimit në media, ka mbetur të konfirmohet vetëm ora e takimit.

“Krejt çfarë ka mbetur është të caktohet vetëm ora e takimit”

Sipas një foto të siguruar, e cila duket si agjendë, shihen tri propozime nga Zyra e Presidentit për Kurtin.

Kryeministri Kurti mund të zgjedhë njërin nga oraret e takimit: 10:00, 11:00 apo 12:00.

Ndërkohë as Zyra e Presidentit e as ajo e kryeministrit ende nuk kanë njoftuar zyrtarisht nëse do të ketë takim mes Thaçit dhe Kurtit.

(Kosova Sot Online)