Konjufca jep sot llogari për shkarkimin e ambasadorëve

  • 11 mars 2020 - 08:06
Konjufca jep sot llogari për shkarkimin e ambasadorëve

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca sot raporton në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Konjufca do të raportojë rreth vendimeve të tij të fundit për tërheqje të shtatë ambasadorëve si dhe shkarkimin e 14 konsujve të Kosovës në vende të ndryshme të botës.

Ky është raportimi i parë i Konjufcës para Komisionit të Kuvendit.

Takimi fillon nga ora 13:00, në ndërtesën e Kuvendit.

(Kosova Sot Online)