Studentët vendosin 200 flamuj amerikanë para objektit të Qeverisë

  • 11 March 2020 - 09:47
Studentët vendosin 200 flamuj amerikanë para objektit të Qeverisë

Mbrëmë disa studentë të Universitetit të Prishtinës kanë zhvilluar një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Këta studentë kanë vendosur 200 flamuj amerikanë te rrethojat e objektit të Qeverisë.

Ky aksion vjen pas paralajmërimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do t’i tërheqin trupat e tyre ushtarake nga Kosova, në rast se nuk hiqet taksa ndaj produkteve serbe.

(Kosova Sot Online)