Kosovarët në panik, zbrazin marketet nga frika e koronavirusit

  • 11 March 2020 - 09:59
Kosovarët në panik, zbrazin marketet nga frika e koronavirusit

Në shumë vende të botës, koronavirusi i ri COVID-19 ka marrë jetë si dhe janë regjistruar me qindra mijëra të infektuar.

Deri më tani janë mbi 4,000 të vdekur në mbarë botën nga ky virus, kurse mbi 113 mijë të tjerë janë të infektuar.

Kosova për fat të mirë ende nuk është prekur nga virusi kinez Corona-19 apo siç po shihet ndryshe koronavirusi.

Por, tek qytetarët tashmë është shpërndarë paniku se ky virus do të mund që vendin ta prek së shpejti.

E për tu mobilizuar me ushqime e gjësende të tjera higjienikë, kosovarët veç kanë nisur që t’i shprazin  marketet, ansi se në vend profesionistët shëndetësor gjatë gjithë kohës po apelojnë që të mos krijohet panik.

Image

(Kosova Sot Online)