Thaçi: Miqësia me SHBA’të është e pazëvendësueshme

  • 11 March 2020 - 10:37
Thaçi: Miqësia me SHBA’të është e pazëvendësueshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media është deklaruar rreth paralajmërimeve të fundit të SHBA’ve për largimin e trupave amerikanë nga Kosova.

Thaçi deklaroi se kryeministri Kurti nuk iu përgjigj thirrjes së tij për të marrë pjesë në takim për të diskutuar rreth paralajmërimeve të SHBA’së për trupat amerikane.

Presidenti deklaroi se miqësia me SHBA’të është e pazëvendësueshme dhe se e njëjta nuk duhet të cenohet nga askush.

“Mendojë që ne duhet të jemi shumë koshient dhe të përgjegjshëm dhe të vazhdojmë që të mbesim miq me SHBA’të. Të gjithë liderët në Kosovë janë të zëvendësueshëm. Raportet me SHBA’të janë të pazëvendësueshme. Çdo lider i Kosovës do të shkojë në shtëpi të  vet, të pensionohet para kohe se sa të largohen trupat amerikane nga Kosova”, ka deklaruar Thaçi.

(Kosova Sot Online)