Vuçiq takim me Merkelin të dielën në Gjermani, Kurti shkon dy ditë më vonë pas tij

  • 11 March 2020 - 10:59
Vuçiq takim me Merkelin të dielën në Gjermani, Kurti shkon dy ditë më vonë pas tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të dielën do të udhëtojë për në kryeqytetin gjerman, aty ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel. Dy ditë më vonë në Gjermani do të shkojë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kështu të paktën ka deklaruar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, që ka deklaruar gjithashtu se të mërkurën se Serbia do ta vazhdojë fushatën e çnjohjeve të Kosovës, “deri në mbërritjen e një marrëveshjeje apo kompromisi”.

Kryediplomati i Serbisë, në një prononcim për televizionin serb “Hepi” ka thënë se Beogradi do të mund ta pranonte ndonjë moratorium apo periudhë kalimtare, gjatë së cilës as Serbia nuk do të “punonte drejt tërheqjes së njohjeve dhe as Kosova nuk do të kandidonte në organizatat ndërkombëtare”, raporton Fonet.

(Kosova Sot Online)