Informata rreth Zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës

  • 11 March 2020 - 13:53
 Informata rreth Zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës

Si të plotësohet fletëvotimi për Kryetar Komune

Hapi 1 Pasi të hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur.

Hapi 2 Në fletëvotim janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni vetëm një kandidat.

Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina dhe më pas vendoseni në kutinë e votimit.

Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës:

Letërnjoftim i vlefshëm;

Pasaporta e vlefshëm;

Dokumenti i vlefshëm i udhëtimit; dhe

Patentë shoferi.

Të gjitha vendvotimet në komunën e Podujevës, do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

(Kosova Sot Online)