Konjufca thotë se nuk pajtohet me Rekën për idenë e daljes së Serbisë në det

  • 11 March 2020 - 14:22
Konjufca thotë se nuk pajtohet me Rekën për idenë e daljes së Serbisë në det

Kryediplomati Glauk Konjufca thotë se ministri i për Integrime Evropiane, Blerim Reka, ka dhënë deklaratë personale në lidhje me kompromisin që Kosova do të bënte për marrëveshje përfundimtare me Serbinë, duke i siguruar asaj dalje në det.

“Ai e ka pasur në dy dimensione. Të parin që nuk është qëndrim i Qeverisë, dhe në të dytin se kjo më shumë është në aspektin infrastrukruror. Unë mund të mos pajtohem me z. Reka, mund të thotë se ka qenë e ngutshme sepse është cështje e tij”, ka thënë Konjufca.

Kryertarja e Komisionit, Time Kadrijaj, ka thënë se janë shkakruar ministra më herët për shkak të deklaratave personale.

Konjufca ka thënë se nuk do të ndodhë që Serbisë t’i sigurohet dalja në detin Adriatik.

“Unë nuk e ndaj mendimin me z. Reka. Ai ka reaguar vetë. Nuk jam këtu për të reaguar për qëndrimet personale të të gjithë ministrave” , u shpreh ai. “Unë e kuptova sqarimin e tij si vetëdistancim. Nuk jemi këtu për t’i bërë gjyq njerëzve” , ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)