E thotë eksperti i njohur: Dështoi projekti qeverisës Albin Kurti-Vjosa Osmani, po rrezikon të dështon edhe Kuvendi tre muaj pa asnjë ligj të vetëm

  • 11 March 2020 - 15:02
E thotë eksperti i njohur: Dështoi projekti qeverisës  Albin Kurti-Vjosa Osmani,  po rrezikon të dështon edhe Kuvendi tre muaj pa asnjë ligj të vetëm

“Një arsye tjetër që është gjithashtu madhore, është se Qeveria me sa po shoh po e ka të vështirë të punoj si ekip i konsoliduar. Qytetarët votuan për një qeveri Albin-Vjosa, ky vullnet i qytetarëve u shkel e tani kemi Qeverinë Albin-Isa. Të emëruarit në kabinetin qeveritar nga Isa nuk bartin konceptin qeverisës të Vjosës po bartin konceptin qeverisës të Isës. Përmbajtja e marrëveshjes dhe programi qeverisës janë të ndërtuara në bazë të konceptit qeverisës të Vjosës dhe jo të Isës. Tani po ka vështirësi që programi qeverisës i ndërtuar mbi konceptet qeverisëse të Vjosës të zbatohet nga anëtarët e kabinetit që janë bartës të konceptit qeverisës të Isës”, thotë analisti Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik dhe eksperti i fushës së ekonomisë Xhevat Meha, njohës i afërt izhvillimit të jetës parlamentare në periudhën e pas luftës në Kosovë, konsideron se nga viti në vit, për këto dy dekada, parlamentarizmi në Kosovë kavendnumëruar, nuk është zhvilluar me atëdinamikën që kërkohet për të pasur rol mbikëqyrë mbi ekzekutivin. Kuvendi sipas tij ka dështaur qoftë edhe si “servil” në shërbim të finalizimit të ligjeve, miratimit të tyre pas sponsorizimit nga Qeveria, është stërkequr në vazhdimësi dhe ka mbetur krejtësisht jo funksional, dhe i diktuar nga grupet e ngushta informate të interesit që e kanë komanduar edhe punën e Qeverisë. Kjo praktikë e mbrapsht, sipas analistit Meha, ka filluar të shpërfaqet edhe në këtë fillim mandati të legjislaturës së 7-të, sepse ligjvënësit po mbeten peng i mungesës së konsensusit politik veprues në Qeveri për zbatimin e programit, kështu që po kalojnë gati tre muaj pune të Kuvendit dhe nuk e kemi akoma asnjë seancë efektive në procesin ligjvënës, kemi seanca formale, koti, ceremoniale që nuk trajtojnë probleme për qytetarët, nuk marrin vendime, por koti deputetë në fund të muajit shpërblehen me pagat që jua garanton pozita politike.

Image
Xhevat Meha

“Është e vërtetë se Kuvendi i ri ende nuk është duke luajtur rolin që ka. Mbledhjet e ceremonive të ndryshme nuk janë funksioni i Kuvendit po diskutimi i problemeve të qytetarëve dhe miratimi i ligjeve. Ende nuk kemi një seancë të tillë”, thotë analisti Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”. Sipas tij kjo që po ndodhë tani me Kuvendin është pasojë e deformimit afatgjatë të jetës parlamentare në periudhë e pas luftës, nga viti në vit, për të kulmuar në dy legjislaturat e kaluar, por me rrezik që të përsëritet edhe në këtë legjislaturë të 7-tën.

“Mendoj se janë disa arsye si: puna e kuvendeve nga paslufta deri tani ka shkuar duke u degraduar për të arritur majat e degradimit në dy Kuvendet e fundit e sidomos i fundit. Periudha e gjatë e këtillë ka ndërtuar kulturë të mos përgjegjësisë si standard, e kjo është e tmerrshme. Duhet përkujtuar figurave të reja politike se qytetarët presin ndryshim e jo vazhdim”, thotë Meha për “Kosova Sot Online”.

E kur jemi te dobësitë dhe mungesa e funksionalitetit në legjislaturën e re, sipas Xhevat Mehës, ajo po vjen e ndikuar kryekëput nga vështirësitë me të cilat po ballafaqohet puna e ekzekutivit, ngase në ekzekutiv nuk është instaluar garnitura eatyre figurave politike që e kanë hartuar programin qeverisë, por pas zgjedhjeve, është vendosur në kuluaret e partive politike se kush ku do të mbetet, sipas interesit të liderëve. Ky ndryshim i madh hetohet kryesisht tek LDK-ja ku gjithçka varet nga vendimet e Isa Mustafës dhe jo të Vjosa Osmanit, e cila ishte kreatorja kryesore e programit zgjedhor dhe shkrirjes së tij në program qeverisës që nuk po funksionon tani. “Një arsye tjetër që është gjithashtu madhore, është se Qeveria me sa po shoh po e ka të vështirë të punoj si ekip i konsoliduar. Qytetarët votuan për një qeveri Albin-Vjosa, ky vullnet i qytetarëve u shkel e tani kemi Qeverinë Albin-Isa. Të emëruarit në kabinetin qeveritar nga Isa nuk bartin konceptin qeverisës të Vjosës po bartin konceptin qeverisës të Isës. Përmbajtja e marrëveshjes dhe programi qeverisës janë të ndërtuara në bazë të konceptit qeverisës të Vjosës dhe jo të Isës. Tani po ka vështirësi që programi qeverisës i ndërtuar mbi konceptet qeverisëse të Vjosës të zbatohet nga anëtarët e kabinetit që janë bartës të konceptit qeverisës të Isës”, thotë analisti Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)