Arinjtë zgjohen më herët nga gjumi dimëror nëse moti është i butë

  • 11 March 2020 - 15:14
Arinjtë zgjohen më herët nga gjumi dimëror nëse moti është i butë

Një dimër jashtëzakonisht i butë kë ndikuar që arinjtë në pjesë të ndryshme të botës të zgjohen më herët nga gjumi i tyre i gjatë dimëror. Kjo dukuri ka ngjallur shqetësime për rritje të numrit të konflikteve të këtyre kafshëve me njerëzit.

Dëshmitarët kanë parë shumë arinj që janë zgjuar nga gjumi dimëror në muajin shkurt dhe në fillim të marsit në Rusi, Finlandë dhe në Shtetet e Bashkuara, veprim i nxitur qartazi nga temperaturat më të larta se ato të zakonshmet për këtë periudhë të vitit.

Ky ishte dimri më i ngrohtë që është regjistruar ndonjëherë në Evropë, ndërsa Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar dhjetorin dhe janarin më të ngrohtë në histori.

Kopshti zoologjik i Moskës është përgatitur të përballet me dy arinj të Himalajeve, të cilët janë zgjuar nga gjumi dimëror një muaj para kohe, ndërsa një ari i përhimë është parë në një park kombëtar në Kanada.

Arinjtë kanë filluar të lëvizin edhe në parkun kombëtar “Yellowstone” në Shtetet e Bashkuara. Më 7 mars, një ari i përhimë është parë duke lëvizur në këtë park, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Ndonëse nuk ekzistojnë të dhëna të mjaftueshme për këtë dukuri, ekspertët kanë paralajmëruar se kriza klimatike po bën që kafshët të kenë sezone të çrregulluara, sidomos në kohën e dimrit, kur e kanë më vështirë të gjejnë ushqim.

(Kosova Sot Online)