Vritet një 15-vjeçar nga ushtria izraelite

  • 11 March 2020 - 15:41
 Vritet një 15-vjeçar nga ushtria izraelite

Një adoleshent palestinez është qëlluar për vdekje nga forcat izraelite gjatë një përleshjeje në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Mjekët palestinezë thanë se djaloshi i quajtur Mohammed Hamayel, 15 vjeç, është qëlluar në fytyrë me armë zjarri afër fshatit Beita, në jug të qytetit Nablus.

Ushtria izraelite tha se 500 palestinezë morën pjesë në atë që e quajti rebelim të dhunshëm, duke shtuar se protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të ushtarëve dhe ua kanë flakën gomave.

Zona ku ndodhi përleshja ka qenë vend me tensione të larta në javët e fundit, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Palestinezët thonë se një grup i të ardhurve çifutë po përpiqet ta marrë kontrollin në një kodër që ndodhet në mes të disa fshatrave të tyre.

Përpos djalit të vrarë, zyrtarët shëndetësorë në Palestinë thanë se 17 persona të tjerë janë lënduar në këtë përleshje.

Rreth 600 mijë çifutë janë vendosur në rreth 140 banime që nga pushtimi i Bregut Perëndimor dhe Jeruzalemit Lindor nga Izraeli në vitin 1967. Këto vendbanime vlerësohet si ilegale sipas ligjit ndërkombëtar.

(Kosova Sot Online)