Hoti thotë se qeveria evitoi nga rreziku 500 mijë jetë me vendimet e saj

  • 11 March 2020 - 22:22
Hoti thotë se qeveria evitoi nga rreziku 500 mijë jetë me vendimet e saj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vendimet e qeverisë sot për parandalimin e pandemisë së koronavirusit mund të shpëtojnë deri në 500 mijë jetë të qytetarë vetë Kosovës.

Sipas Hotit nuk ka nevojë për panik pasi nuk ka asnjë rast të identifikuar në Kosovë, por masat e kujdesit duhet zbatuar.

Postimi i plotë i tij ne Facebook:

Sot Qeveria i mori masat e nevojshme shtese parandaluese lidhur me COVID-19, perfshire mbylljen e shkollave. Me kete vendim evitojme rrezikun per 500 mije persona (femije, nxenes e studente) qe te ekspozohen ndaj rrezikut te marrjes dhe shperndarjes se virusit.

Nuk ka nevoje per panik pasi nuk ka asnje rast te identidikuar, por masat e kujdesit duhet zbatuar strikt.

(Kosova Sot Online)