Alarmon eksperti i njohur: Kërkohen masa urgjente për fillimin e pastrimit të drejtësisë nga krimi i organizuar

  • 12 March 2020 - 07:55
Alarmon eksperti i njohur: Kërkohen masa urgjente për fillimin e pastrimit të drejtësisë nga krimi i organizuar

“Nuk duhet të harxhohet më energji për të konstatuar gjendjen por duhet punuar në sanimin e saj. Masa konkrete me afate të caktuara dhe caktimin e përgjegjësve. Deri sa të përfundoi Vettingu duhet të ketë masa të përkohshme emergjente ashtu siç u veprua me ndërmarrjet publike”, thotë Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e fushës së të drejtës në Kosovës, kanë filluar të alarmojnë së fundi se shkelja e të drejtave të njeriut, nga institucionet e drejtësisë është bërë fenomen i pa ndalshim dhe në nivel të të gjitha instancave. Këtë e konstaton edhe ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i cili në një punim shkencor prej 40 faqeve ka argumentuar gjendjen skandaloze në drejtësinë Kosovare, ku sipas tij, edhe Gjykata Kushtuese ua ka shkelur të drejtat qytetarëve të Kosovës që kanë qenë nëpër procedura gjyqësore. Ai ka konstatuar se Gjykata Kushtuese pa asnjë bazë i ka hedhur poshtë ankesat si të papranueshme për t’iu nënshtruar kontrollit kushtetues. Lidhur me këtë analizë profesionale, dhe të faktuar, për “Kosova Sot Online” ka folur njohësi i kësaj fushe Hasan Preteni, sipas të cilit nxjerrja e të dhënave për shkeljen e të drejtave të njeriut nga drejtësia, deri në Gjykatën Kushtetuese, është ky një alarm serioz dhe dëshmi që flet se vërtetë sistemi i drejtësisë kosovare, që nga prokuroria, nga gjykatat themelore dhe tutje, është sistem i dështuar, i kapur nga politika dhe grupet kriminale të interesit, për çka kjo qeveri e posa formuar duhet të angazhohet pa vonesë në finalizimin e ligjit Veting dhe fillimin e zbatimit të tij në të gjitha institucionet e drejtësisë kosovare.

Ndryshe nuk ka se qka të të pritet nga qytetarët kur edhe Gjykata Kushtetuese bije nën ndikimin e lidhjeve kriminale dhe të grupeve të interesit, që kanë kapur nivelin e Themelores, Apelit dhe pastaj e njëjta lidhje vendosë edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Image
Hasan Preteni

“Realitet i vërtetuar shkencërisht. Topi nuk e luan. Duhet pranuar se Enver Hasani është njohësi më i mirë i situatës në Sistemin e Drejtësisë. E thonë edhe raportet vendore dhe ndërkombëtare. Raporti i Avokatit të Popullit e potencon vazhdimisht. Proceset gjyqësore po stërzgjaten, mesatarja e zgjidhjes së një kontesti është më e gjatë se 7 vite. E drejtësia e vonuar është drejtësi e dështuar”, thotë Preteni për “Kosova Sot Online” .

Prandaj ish kreu i Anti-Korrupsionit në Kosovë, kërkon që derisa të aprovohet dhe fillon të zbatohet ligji Veting, të fillojnë të ndërmerren pasa përkatëse që i paraprijnë këtij procesi, për adresimin dhe përcaktimin e përgjegjësive të të gjithë atyre që kanë kontribuar në devijimin dhe degradimin e sistemit të drejtësisë deri në këtë nivel. “Nuk duhet të harxhohet më energji për të konstatuar gjendjen por duhet punuar në sanimin e saj. Masa konkrete me afate të caktuara dhe caktimin e përgjegjësve. Deri sa të përfundoi Vettingu duhet të ketë masa të përkohshme emergjente ashtu siç u veprua me ndërmarrjet publike”, thotë Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)