S’ka kuorum, nuk votohet rezoluta e VV-së

  • 12 March 2020 - 08:13
S’ka kuorum, nuk votohet rezoluta e VV-së

Një rezolutë e propozuar në Kuvendin e Kosovës nga kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi nuk është miratuar në orët vona të natës nga Kuvendi i Kosovës

Rezoluta e propozuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje që e obligon Qeverinë që të pri në procesin e dialogut me Serbinë është votuar sonte nga pozita.

Kjo rezolutë nuk është votuar për shkak se ka pasur mungesë të korumit në Kuvend dhe ajo është mbetur të votohet në seancën e radhës. 

Ky ishte teksti i rezolutws

1. Republika e Kosovës është e përkushtuar për bisedime politike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë që do të rezultojnë me njohje reciproke.

2. Kuvendi i Republikës së Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës janë të pacenueshme. Askush, nuk ka të drejtë të bisedojë, dialogojë apo negociojë për sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës.

3. Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nr. K043/19, të datës 27 qershor 2019, është Qeveria e Republikës së Kosovës që ka mandatin të udhëheqë bisedimet dhe/ose dialogun me Serbinë si dhe të bëjë përgatitjet për negociata e të negociojë lidhur me një marrëveshje të mundshme përfundimtare e cila do të rezultojë me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, brenda vijave të patejkalueshme të rendit kushtetues të Republikës sonë”.

(Kosova Sot Online)