Haradinaj fton në takim kryetarët e partive parlamentare, shkak taksa

  • 12 March 2020 - 08:25
Haradinaj fton në takim kryetarët e partive parlamentare, shkak taksa

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ftuar për sot në takim kryetarët e partive parlamentare, për të dalë nga situata që e dobëson pozicionin e Kosovës në rast të heqjes së taksës.

 “Për të dalë nga situata që e dobëson pozicionin e Kosovës, nesër në ora 14:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, kam ftuar takimin e kryetarëve të partive parlamentare. Uroj që të mos refuzohet bashkimi e përpjekja për unitet, në këtë moment vendimtar për vendin”, shkruan Haradinaj një ditë më parë në Facebook.

Ai ka shprehur qëndrimin e AAK-së kundër heqjes së taksës deri në momentin kur Serbia ta njohë Kosovën shtet të pavarur. “Ne kemi para nesh mundësinë e unifikimit të qëndrimeve në dy tema: Ecjen përpara me Amerikën apo pritjen për Evropën dhe taksën, për të cilën disa kërkojnë suspendim, disa heqje pa kushte, disa reciprocitet para apo pas heqjes”, ka shtuar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)