Këto masa janë marrë në burgjet e Kosovës për shkak të koronavirusit

  • 12 March 2020 - 11:03
 Këto masa janë marrë në burgjet e Kosovës për shkak të koronavirusit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se për shkak të masave parandaluese rreth koronavirusit me vendim të Qeverisë së Kosovës, nga sot e deri më 27 mars do të ndërpriten të gjitha vizitat familjare nëpër nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit.

Por, gjatë kësaj kohe, të burgosurve do t’iu mundësohen telefonata me të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes Skype.

“Të burgosurve do t`iu mundësohen telefonata me të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes Skype, i cili tashme është i instaluar nëpër disa qendra korrektuese dhe shumë shpejt nëpër të gjitha qendrat”, thuhet në komunikatë.

Përveç vizitave familjare, SHKK’ja ka marrë vendim që të ndalohen edhe tranferete nëpër burgje për të burgosurit dhe reduktim të transportit në gjykata dhe prokurori, përveç në raste urgjente.

Gjatë këtyre javëve, të burgsourit do të kontrollohen vazhdimit nga stafi mjekësor, do të kenë furnizim me ujë të nxehtë 24 orë dhe do të pajisen me material higjenik si, shampoo, sapun dhe dezinfektues për duar.

(Kosova Sot Online)