Pacolli: Produktet ushqimore dhe barnat në Kosovë janë më të shtrejtat në rajon

  • 12 March 2020 - 11:16
Pacolli: Produktet ushqimore dhe barnat në Kosovë janë më të shtrejtat në rajon

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka shkruar se produktet ushqimore dhe barnat në Kosovë janë momentalisht më të shtrenjtat në rajon.

Pacolli përmes një shkrimi të bërë në Facebook thotë se produktet ushqimore bazike janë më lirë në Gjermani, Austri, e në Angli sesa në Kosovë.

“Shumë familje mezi ia dalin të sigurojnë ushqimet e nevojshme. Nuk ka hapësirë për rritje të mëtutjeshme të çmimeve. Është e papranueshme dhe bizneset që rrisin çmimet duhet të ndëshkohen dhe do të ndëshkohen”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)