Albin Kurti dhe shefi i EULEX-it nuk u pëshëndetën me duar por me bërryla

  • 12 March 2020 - 13:09
Albin Kurti dhe shefi i EULEX-it nuk u pëshëndetën me duar por me bërryla

Frika nga koronavirusi ka bërë që të mobilizohet edhe shteti i Kosovës. Dje kryeministri Albin Kurti tha se si masë preventive, me dorë nuk do t’u flasë as zëvendëskryeministrave e as ministrave.

Duket se njëjtë ka vepruar sot kur në takim i ka shkuar shefi i EULEX’it, Lars Gunnar Wigemark.

Nga zyra e kryeminsitrit kanë publikuar një fotografi ku Kurti shihet duke e përshëndetur shefin e EULEX’it me bërryla.

Për takimin kanë njoftuar zyrtarisht edhe zyra për media.

“Qeveria e Kosovës është e vendosur të ndërtojë Shtetin e së Drejtës në vendin tonë. Sundimi i Ligjit nuk ka alternativë. Në takim u diskutua për mënyrat e mundshme të përkrahjes për Qeverinë në lëmitë ku përvoja dhe aftësitë e EULEX-it përbëjnë një ndihmë të konsiderueshme. Kryeministri Kurti ndër të tjera, theksoi rëndësinë e madhe të adresimit të gati 300 mbetjeve mortore në Morgun e Prishtinës. Për këtë u premtua bashkëpunim nga ana e EULEX-it.  Në takim ishin prezent edhe Këshilltarja Ligjore e Kryeministrit znj. Furtuna Sheremeti dhe këshilltarët e EULEX znj. Ismije Beshiri dhe z. Daniele Pancheri”, bëhet e ditur në njoftim.

(Kosova Sot Online)