Ja kush e thotë: Java vendimtare për Qeverinë e Kosovës, izolimi amerikan ose heqja e taksës pa kushte nga Kryeministri Kurti

  • 12 March 2020 - 14:03
Ja kush e thotë: Java vendimtare për Qeverinë e Kosovës, izolimi amerikan  ose heqja e taksës pa kushte nga Kryeministri Kurti

“Duke e përcjell kronologjinë e proceseve që nga Rambuje e deri më tani Kosova ka ecur politikisht aq sa ka dashur SHBA, pra edhe këtë herë kërkohet një unitet i të gjithë aktorëve politik sepse në situatën çfarë është Kosova, me gjithë këtë presion, nuk do të ketë as patriot por as tradhtar, sepse SHBA-të do e bëjnë Kosovën shtet aq sa e parashohin SHBA-të. Pra aktorët e bisedimeve nga pala e Kosovës janë vetëm figura që do lëvizen nga ana e SHBA-ve. Edhe qeveria e tanishme dhe kryeministri Kurti vlerësoi që tani më e kanë të qartë që para një shteti siç janë SHBA-të nuk e ke komoditetin për ide inovative por vetëm dëgjueshmëri dhe koordinim me SHBA-të dhe njëherit një bashkëpunim i brendshëm me Presidentin dhe opozitën, me qëllim që mos ti bëjmë vetes autogol vetes si shtet”, thotë analisti Mustafë Kadriaj për Kosova Sot Online”.

Java e dytë e marsit, sipas analistëve politik, do të jetë java vendimtare për Qeverinë e Kosovës rreth ndryshimit të qëndrimit për heqjen e taksës pa kushte, sipas kërkesës së SHBA-ve, dhe tejkalimit të rrezikut nga izolimi amerikan. Kështu thotë analisti dhe njohësi i zhvillimeve në politikat ekonomike, Mustafë Kadriaj, sipas të cilit, nëse kjo gjendje e krijuar nuk tejkalohet shpejtë, nëse nuk lëvizë Qeveria Kurti, pasojat për Kosovën do të jenë tepër serioze, duke mos përjashtuar edhe rrezikun e qarjes së koalicionit mes LVV-së dhe LDK-s për pasojë të qëndrimeve të ndryshme rreth kësaj çështje tepër serioze.

Image
Mustafe Kadriaj

“Në një vend siç është Kosova, me një statut ende të pa definuar ndërkombëtar, përkundër faktit që Republikën e Kosovës e kanë njohur mbi 100 shtete, por për të siguruar Kosova ulëse në OKB, duhet që të ketë një marrëveshje të qëndrueshme me Serbinë, dhe si rezultat për fat jo të mirë për Kosovën do të jetë e dhimbshme, sepse kam frikë për tkurrje të territorit të Kosovës dhe nga ajo çfarë kemi parë deri më tani vetëm kemi humbur kohë por kur të bëjmëme perëndimin, e sidomos SHBA i ka vendosur Kosovës kushte, ato duhet plotësuar, përndryshe pasojnë penalizimet”, thotë Kadriaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti Kadriaj thotë se nëse e analizojmë në rrjedha kronologjike çështjen e Kosovës, fuqitë e mëdha janë ato që kanë vendosur për fatin tonë, prandaj edhe në këtë rast, nuk do të mundë të imponohet vullnet tjetër përveç atij modeli për të cilin, fuqitë me ndikim në interesat strategjike ndërkombëtare, kanë hartuar kornizën e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, sikur ishte Konferenca e Rambujes, prandaj kërkohet një unitet I spektrit politik të Kosovës që ta pajtohen me realitetin. “Duke e përcjell kronologjinë e proceseve që nga Rambuje e deri më tani Kosova ka ecur politikisht aq sa ka dashur SHBA, pra edhe këtë herë kërkohet një unitet i të gjithë aktorëve politik sepse në situatën çfarë është Kosova, me gjithë këtë presion, nuk do të ketë as patriot por as tradhtar, sepse SHBA-të do e bëjnë Kosovën shtet aq sa e parashohin SHBA-të. Pra aktorët e bisedimeve nga pala e Kosovës janë vetëm figura që do lëvizen nga ana eSHBA-ve. Edhe qeveria e tanishme dhe kryeministri Kurti vlerësoi që tani më e kanë të qartë që para një shteti siç janë SHBA-të nuk e ke komoditetin për ide inovative por vetëm dëgjueshmëri dhe koordinim me SHBA-të dhe njëherit një bashkëpunim i brendshëm me Presidentin dhe opozitën, me qëllim që mos ti bëjmë vetes autogol vetes si shtet. Në këtë rast z. Kurti ka përgjegjësi ekskluzive për të reflektuar duke hequr taksën pa kushte dhe njëherit duke arritur një kompromis me partitë opozitare”, thotë analisti politik Mustaf Kadriaj për “Kosova Sot Online”.

Kadriaj thotë se pajtimi, ose kompromisi politik i qeverisë me opozitën për këtë temë është i arritshëm, me përjashtim të AAK-së që në asnjë mënyrë nuk pajtohet me këtë kërkesë që vjen nga SHBA-të. “Vlerësoj se PDK dhe NISMA e kanë të qartë që nuk ka rrugë tjetër. Dhe në këtë rast si duket z. Kurti nuk po mundet akoma ta kuptoj që tani më është kryeministër dhe ato kauzat me ide revolucionare dhe nacionaliste nuk kalojnë, sidomos në një shtet të vogël siç është Kosova, me një rrugëtim ekskluziv nga perëndimi dhe SHBA-të. Me këtë rast duhet të gjendet një gjuhë e përbashkët e spektrit politik duke i dhënë rast dialogut dhe koordinimit me SHBA-në, duke ruajtur partneritetin dhe duke ruajtur stabilitetin politik, ku edhe në këtë rast vlerësoi dhe besoi që z. Kurti nuk ka komoditet që për teke të tij vendi të shkoj në zgjedhje të reja, sepse do të jetë e dëmshme si nga aspekti politik dhe ekonomik. Ai duhet të tregohet i përgjegjshëm, të krijon grupin e unitetit nga i gjithë spektri politik, që nga presidenti, qeveria dhe partitë opozitare, që të mos humbë Kosova hapin e bashkë udhëtimit më miqtë ndërkombëtar, sepse edhe ashtu nuk jemi mirë duke marr përsysh izolimin dhe papunësinë e lartë, mirëqenien e ultë dhe me një ambient aspak të favorshëm të të bërit biznes, ku të gjitha këto çështje diktojnë në zhvillim ekonomik dhe imazh të Kosovës si shtet”, thotë Mustafë Kadriaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)