Kurti e çon Aliun në takimin e unitetit të Ramush Haradinajt, Mustafa askënd

  • 12 March 2020 - 14:16
Kurti e çon Aliun në takimin e unitetit të Ramush Haradinajt, Mustafa askënd

Në Kuvend të Kosovës ka filluar mbledhja e përfaqësuesve të partive politike që janë ftuar nga ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për të diskutuar lidhur me Konferencën e Unitetit.

Siç raporton media nga vendi i ngjarjes në takim janë  kreu i PDK-së, Kadri Veseli, me deputetin Enver Hoxhaj, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, kreu i Nismës, Fatmir Limaj, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli si dhe përfaqësues të pakicave. 

Megjithatë të pranishëm nuk janë asnjë përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Listës Serbe, ani pse kishin marrë ftesë.

(Kosova Sot Online)