Onkologou Hyseni letër ministrit Vitia për punëtorët shëndetësorë: Të lirohet njëri prind nga puna

  • 12 March 2020 - 14:26
Onkologou Hyseni letër ministrit Vitia për punëtorët shëndetësorë: Të lirohet njëri prind nga puna

Deputeti i LDK-së, onkologu Dr. Ekrem Hyseni, i ka bërë thirrje ministrit të Shëndetësisë Dr. Arben Vitia që të bëj një zgjidhje për punëtorët shëndetësorë të cilët janë bashkëshort, punojnë në spitale dhe kanë fëmijë.

“Prandaj rekomandojmë që në rastet ku të dy bashkëshortët janë profesionistë shëndetësor, njëri nga ta të jetë i liruar nga puna. Përjashtim do të bënin disa situata specifike, ku mungesa e profesionistit do të pamundësonte funksionimin e shërbimit në vartësi të situatave specifike që mund të krijohen”, thuhet në letrën e Hysenit.

Letra e tij e plotë:

I nderuar Dr Arben Vitia- Ministër i Shëndetësisë, Republika e Kosovës

Po ju përcjell shqetësimet e profesionistëve shëndetësor në lidhje me vendimin e djeshëm të Qeverisë për pezullimin e mësimit në të gjitha nivelet arsimore dhe lirimin e njërit prind nga puna si masë për parandalimin përhapjes së virusit COVID 19.

Ky vendim ka vënë në vështirësi një pjesë të stafit  ku të dy bashkëshortët janë punëtor  shëndetësor.

Prandaj rekomandojmë që në rastet ku të dy bashkëshortët janë profesionistë shëndetësor, njëri nga ta të jetë i liruar nga puna.

Përjashtim do të bënin disa situata specifike, ku mungesa e profesionistit do të pamundësonte funksionimin e shërbimit në vartësi të situatave specifike që mund të krijohen .

Me nderime:

Dr Ekrem Hyseni

Specialist i onkologjisë

Deputet  në Kuvendin e Kosovës

Anëtar i Komisionit Parlamentar për shëndetësi

(Kosova Sot Online)