Qeveria shqyrton krijimin e një Komisioni të Posaçëm për luftën kundër koronavirusit

  • 12 March 2020 - 14:33
Qeveria shqyrton krijimin e një Komisioni të Posaçëm për luftën kundër koronavirusit

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:30. Njoftimi është bërë publik përmes një komunikate për media të lëshuar nga Zyra e kryeministrit.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në ndertën e Qeverisë në orën  15:30”, thuhet në njoftim.

Media ndërkohë ka siguruar rendin e ditës të kësaj mbledhje të qeverisë së Republikës së Kosovës, që ka të bëjë me shqyrtimin e propozimit për krijimin e një Komisioni të Posaçëm për parandalimin e infektimit me koronavirus.

(Kosova Sot Online)