“Trafiku Urban” blen maska, dorëza e dezinfektues

  • 12 March 2020 - 14:37
“Trafiku Urban” blen maska, dorëza e dezinfektues

Ndërmarrja Publike “Trafiku Urban” do të shpenzojë rreth 4 mijë euro për furnizim me maska, dorëza dhe dezinfektues.

Përmes njoftimit të për nënshkrim të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, kjo ndërmarrje ka njoftuar se funizimin do ta kryejë N.T.P “ERAMED”.

Kontrata është nënshkruar më 11 mars.

(Kosova Sot Online)