Profesori i njohur zbulon skandalin: Deputetët e legjislaturës së re paguhen vetëm për seanca solemne, Ligji i parë në pritje që i zgjon nga gjumi

  • 12 March 2020 - 19:01
Profesori i njohur zbulon skandalin: Deputetët e legjislaturës së re paguhen vetëm për seanca solemne, Ligji i parë në pritje që i zgjon nga gjumi

Ligji për Buxhetin është akti ligjor me prioritet për miratim dhe si i tillë do të jepet në procedim. Në anën tjetër, fërkimet e caktuara ndërmjet partnerëve qeverisës, si duket, janë të pa evitueshme, madje jo të rralla, të cilat ,ndër të tjera shkaktojnë zvarritje të konsideruara të proceseve legjislative . Vendi ynë ka nevojë imediate për shumë ndryshime,plotësime e përmirësime të ligjeve por edhe të Kushtetutës e rrjedhimisht, madje të jo pak akteve ligjore”, thotë profesor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

 

 

 

Image
Riza Smaka

Profesori i së drejtës Riza Smaka e ka cilësuar humbje të madhe, të pa kompensueshme të kohës në këtë fillim mandati të legjislaturës së re ngase ka pasur shpresë të madhe që menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, para vitit, të ri, që në fillim të janarit 2020, legjislativi të aktivizohet dhe të fillon pa vonesë me procesin ligjvënës, edhe ashtu të humbur shumë në kohë pas dorëheqjes së Qeverisë së mandatit të kaluar. Mirëpo pritjetoptimiste u shndërruan në një zhgënjim të madh, ngase sipas profesorit Smaka, si pasojë e mungesës së koncensusit në Qeveri, për Programin dhe planin legjislativ të këtij viti, është duke humbur kohë kot së koti me vazhdimin e praktikës së mbajtjes së seancave solemne dhe duke mos pasur asnjë iniciativë të vetme të ligjvënësve për vendime konkrete vepruese në interes të qytetarëve. Ligjvënësit kanë shkelur në muajin e tretë dhe po vazhdojnë të paguhen kot së koti vetëm duke vazhduar të marrin paga vetëm për seanca solemne e ceremoniale, pa agjendë pune legjislative dhe pa program, duke mos kërkuar as nga ekzekutivi që ta përshpejton procesin e dërgimit të planit legjislativ për këtë vit në Kuvend.

Sipas Riza Smakës është pikërisht kjo zvarritje sinjali i parë zhgënjyes që ky koalicion po e dërgon te qytetarët që ja besuan votën, andaj mbetet ditët në vijim të shohim nëse do të ketë vullnet për ndryshim, për zënie të hapit të humbur dhe kompensim të tre muajve të kaluar kot në fillim të këtij sesioni pranveror.

Profesor Smaka pret që dokumenti i parë i koalicionit Qeverisës që do ta shënon fillimin e procesit ligjvënës, do jetë ligji I vonuar I buxhetit, por se pas tij, duhet të pasohet pa vonesë edhe me pakon komplete të programit ligjvënës për vitin në vijim.

 

“Ligji për Buxhetin është akti ligjor me prioritet për miratim dhe si i tillë do të jepet në procedim. Në anën tjetër, fërkimet e caktuara ndërmjet partnerëve qeverisës ,si duket, janë të pa evitueshme, madje jo të rralla, të cilat, ndër të tjera shkaktojnë zvarritje të konsideruara të proceseve legjislative . Vendi ynë ka nevojë imediate për shumë ndryshime,plotësime e përmirësime të ligjeve por edhe të Kushtetutës e rrjedhimisht, madje të jo pak akteve ligjore”, thotë profesor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

Sipas profesorit Smaka, me fillimin aktiv të punës së Kuvendit, procesin ligjvënës, duke filluar nga Ligji për Buxhetin, deputetët i pret një punë e madhe ngase është një numër i madh ligjesh që kërkojnë ndërhyrje, rishikimsubstancial me plotësime dhe ndryshime.

“Në vijim nevojitet miratim i shumë akteve juridike të legjislacionit sekondar. Në anën tjetër do të duhej të miratoheshin edhe akte ligjore të reja për të plotësuar vakuume juridike ekzistuese. Këto punë profesionale të profilizuara do të mund t'i kryenin personat me kualifikime meritore dhe me eksperienca legjislative të konfirmuara. Qeveria ndër tjera do të duhej të formonte edhe Këshillin Legjislativ për të bëre nisma legjislative,harmonizime të provizioneve juridike të akteve ligjore përbrenda si dhe ndërmjet tyre dhe ashtu do të evitoheshin kundërthëniet legale interne e reciproke eksterne’, thotë profesor Smaka për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).