Reagon ashpër profesori i njohur: Përplasjet në koalicionin qeverisës i mbajtën peng Programin dhe Ligjin e Buxhetit për miratim në Kuvend

  • 13 March 2020 - 07:34
Reagon ashpër profesori i njohur: Përplasjet në koalicionin qeverisës i mbajtën peng Programin dhe Ligjin e Buxhetit për miratim në Kuvend

“LDK-së ia ka qejfi të thotë se është djathtiste, por e në fakt nuk ka lidhje me atë ideologji. Në anën tjetër, edhe VV-ja ka paqartësi te vija e vetë. Deri sa nuk ishte në pushtet kishte një vij nacionale dhe tipike majtiste. Gradualisht e la këtë program dhe tash nuk e din se cili është programi i kësaj. Ka pikëpamje majtiste, të qendrës dhe tipike karrieriste deri edhe djathtiste. Me këtë dua të them se nuk ka përcaktim të qartë politiko-ideologjik. Në këtë gjendje është vështirë, madje shumë e rëndë, arritja e një programi të qartë politik të Qeverisë. Ata do të bëjnë një program ,por ai do të jetë për mashtrim të masave publike dhe Kuvend, e jo për qeverisje, sepse janë shumë pikëpamje ideologjike që nuk bëhen kurë së bashku”, thotë profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Analistët politik po e vlerësojnë vonesë të pa arsyeshme dërgimin tepër me vonesë për miratim nga Qeveria e re, partnerët LVV-LDK, të Ligjit për Buxhetin e këtij viti në Kuvendin e Kosovës. Deputetët e legjislativit të ri, deri më tani kanë mbajtur vetëm seance solemne e ceremoniale, kanë marr pagat e larta, por nuk kanë pasur rastin akoma të marrin asnjë vendim për interesin e qytetarëve, për qka e kanë marr votën. Asnjë vendim, asnjë ligj i ri, as Programi Qeverisës dhe as Ligji për Buxhetin nuk kanë arritur të shkojnë për miratim në Kuvend.

Tash ka kaluar java e dytë e marsit dheQeveria mezi ka arritur që ti miraton këto dy dokumentet bazike, Programin e punës dhe Ligjin e Buxhetit, por që Kuvendi është në pritje për shqyrtimin dhe miratimin e të dyja këtyre dokumenteve të rëndësishme për vendin, të cilat janë diskutuar në mes të partnerëve të koalicionit që nga përfundimi I zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar dhe mezi janë finalizuar këto ditët e fundit.

Profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi konsideron se kjo stërzgjatje në kohë, humbje e madhe e kohës për miratimin në Qeveri dhe dërgimin në Kuvend, të të dyja dokumenteve është një tregues që vjen me sinjale jot ë mira për sfidat e koalicionit qeverisës nga mungesa e konsensusit për ndarjen dhe balancimin e interesave, dhe prezantimin e këtyre dokumentevepara Kuvendit të Kosovës. Sipas Kelmendit, sidomos vonesa e dërgimit të Buxhetit në Kuvend, është treguesi më i mirë që flet se koalicioni ka pasur shumë problem për hartimin e tij dhe definimin e projeksioneve të caktuar, sipas interesave të ngushta, gjë që nuk ka garantuar se do ta marrin edhe votën e shumicës në koalicion për shkak se LDK-ja dëshiron të dominon mbi të gjitha.

Image
Muhamet Kelmendi

“Ka kohë që është theksuar se midis VV-së dhe LDK-së nuk ka vetëm probleme në kuadro dhe në ndarjen e detyrave, por problemet më të theksuara janë në fushën programore. LDK është parti e një klani të mafiozëve të Isa Mustafës, e cila ka qenë në pushtet me decenie dhe pothuajse tërë kohën kanë vjedhur, keqpërdorur dhe bërë një mijë e një të zeza ndaj këtij vendi të vuajtur. Përveç kësaj, kjo është parti pa parime dhe pa ideologji politike. LDK e njeh ideologjinë e keqpërdorimit të shtetit,të vjedhjes dhe të punësimit të njerëzve të vetë kudo në pushtet”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”. Sipas Muhamet Kelmendit vetëm në MASHT, ku ai ka qenë në pozitën e zëvendësministrit në mandatin e kaluar, janë rreth 90% të të punësuarve anëtar të LDK. E kështu sipas tij është edhe nëpër shumë institucione të tjera, kryesisht nëpër borde.

E kështu duke pasur vija të mëdha ndarëse programore mes LVV-s dhe LDK-së, sipas Kelmendit, do të ketë vështirësi edhe për kalimin e programit qeveritar por edhe të Buxhetit në Kuvend, që mundë të jenë vetëm sa për sy e faqe.

Kelmendi thotë se problem të mëdha ka edhe brenda LVV-së, gjë që për këtë pasojë, të definimit të profilit të partive në koalicion,kemi pasur vonesa në program dhe vonesa në hartimin e Ligjit të Buxhetit dhe dërgimin në Kuvend.

“LDK-së ia ka qejfi të thotë se është djathtiste, por e në fakt nuk ka lidhje me atë ideologji. Në anën tjetër, edhe VV-ja ka paqartësi te vija e vetë. Deri sa nuk ishte në pushtet kishte një vij nacionale dhe tipike majtiste. Gradualisht e la këtë program dhe tash nuk e din se cili është programi i kësaj. Ka pikëpamje majtiste, të qendrës dhe tipike karrieriste deri edhe djathtiste. Me këtë dua të them se nuk ka përcaktim të qartë politiko-ideologjik. Në këtë gjendje është vështirë, madje shumë e rëndë, arritja e një programi të qartë politik të Qeverisë. Ata do të bëjnë një program ,por ai do të jetë për mashtrim të masave publike dhe Kuvend, e jo për qeverisje, sepse janë shumë pikëpamje ideologjike që nuk bëhen kurë së bashku”, thotë profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas profesor Kelmendit, këto dallime substanciale, që i ndajnë programet politike të LVV-së dhe LDK-së, kanë qenë vështirësitë e mëdha që kanë ndikuar me vonesë kaq të madhe të mos paraqitjes në Kuvend edhe të programit qeverisës por edhe të Ligjit për Buxhetin e vitit 2020.

(Kosova Sot Online)