E thotë analisti i njohur:Frika e Albin Kurtit për dialogun me Serbinë qon ujë në mullirin e Hashim Thaçit

  • 13 March 2020 - 07:44
E thotë analisti i njohur:Frika e Albin Kurtit për dialogun me Serbinë qon ujë në mullirin e Hashim Thaçit

“Është për t’u habitur ky ngurrim i z. Kurti që po i qon “ujë n’mulli” Presidentit Thaçi, edhe për faktin se jo më larg se një vit në kohën e qeverisjes së ish-kryeministrit Haradinaj me rastin e formimit të një të ashtuquajturi grup negociator, i cili më pas u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga LVV dhe LDK-ja që sot janë në koalicionin qeveritar, dhe opinion i Kushtetueses ishte mjaftë i qartë. Dialogu me Serbinë është obligimi i qeverisë”, thotë Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analistët politik kanë reaguar pas agjendës së takimeve të ashtuquajtura informative e konsultative që i ka zhvilluar Presidenti Hashim Thaçi me liderët e partive politike, ditën e hëne, duke e cilësuar ftesën e drejtuar nga presidenti si një një manovër tjetër tëradhës për të fituar legjitimitet në bisedimet me Serbinë, para arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë. Kjo agjendë takimesh, e refuzuar vetëm nga Kryeministri Kurti, sipas analistit Nexhat Haziri, është e menduar nga Hashim Thaçi vetëm sa për tu konfirmuar edhe njëherë si udhëheqës dhe përfaqësues i vetëm, i pa zëvendësueshëm në procesin e dialogut me Serbinë, me ambicien e tij që duke vepruar kështu, sado pak ta rikthen edhe autoritetin e humbur dhe të kontestuar të presidentit tek shumica e partive politike, duke insistuar që ta mbaj edhe timonin e bisedimeve me Serbinë deri në fund të mandatit.

Analisti politik Nexhat Haziri konsideron se që në fillim nuk është menduar mirë, dhe nuk ka pasur përgatitje serioze për një bashkëbisedim të koordinimit me interes nacional, por ishte thjeshtë një vrap ad hok sa për egon dhe përfitimin personal eventual të Hashim Thaçit, tash kur karriera e tij politike po rrezikohet seriozisht për shkak të devijimit nga interesat nacionale.

Haziri mendon që para se të ftoheshin tek Presidenti krerët e partive politike, është dashur të mblidhen krerët e institucioneve, dhe aty të formësohet një qëndrim i cili pastaj do të mundë të ju komunikohej atyre edhe nga ana e Presidentit, por kjo nuk është menduar kështu sepse kishte hile në këtëmënyrë të përgatitjes së takimeve.

Image
Nexhat Haziri

“Ftesës se liderëve të partive politike nga Thaçi, do të duhej t'i paraprinte një takim i krerëve më të lartë shtetëror, Presidentit, Kryeministri dhe Kryetarja e Kuvendit. Takimet e mbajtura të Thaçit me liderët partiak, është vetëm edhe një manovër e radhës e tij në tentim për tu konfirmuar si udhëheqës dhe përfaqësues i vetëm i Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë. Këtë gjë atij po ia mundëson edhe mosveprimi i qeverisë, konkretisht i kryeministrit Kurti në bazë të kompetencave që ai ka sipas kushtetues në procesin e dialogut dhe nuk po imponohet edhe si partner në këtë proces, sidomos në raport me administratën amerikane e cila ka një interesim të shtuar sa i përket procesit të dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshje finale në mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Madje analisti Haziri akuzon Kurtin se duke mos marr vendime të prera në Qeveri, sipas të drejtës që ja ka njohur Gjykata Kushtetuese, po e ndihmon indirekt lojën që është duke e luajtur Hashim Thaqi. “Është për t’u habitur ky ngurrim i z. Kurti që po i qon “ujë n’mulli” Presidentit Thaçi, edhe për faktin se jo më larg se një vit në kohën e qeverisjes së ish-kryeministrit Haradinaj me rastin e formimit të një të ashtuquajturi grup negociator, i cili më pas u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga LVV dhe LDK-ja që sot janë në koalicionin qeveritar, dhe opinion i Kushtetueses ishte mjaftë I qartë. Dialogu me Serbinë është obligimi i qeverisë”, thotë Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”. Por këtu sipas Hazirit, po na shfaqet edhe një problem që po ashtu z. Thaçi po e shfrytëzon mjeshtërisht,e ai është mospajtimi ndërmjet partnerëve qeverisës, LVV-së dhe LDK-së, sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, i shpërfaqur edhe me çështjen e taksës 100% ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e që në drejtim të qeverisë është shtuar presioni ndërkombëtar për heqjen e saj, sidomos nga partnerët tanë SHBA, por edhe nga vendet e BE-së. “Deri sa një vendim i kryeministrit është për heqjen pjesshme të saj, kërkesa e LDK-së është për heqjen e tërësishme të saj duke e mbështetur edhe kërkesat e faktorit ndërkombëtar. Pra partnerët e koalicionit nuk kanë një qëndrim të përbashkët sa i përket procesit të vazhdimit të dialogut me Serbinë, dhe këtë po e shfrytëzon Presidenti Thaçi për ta forcuar pozicionin e tij si i vetmi ai që do ta përfaqësoj Kosovën në këtë dialog me shtetin fqinjë”, thotë Haziri për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)