Eksperti i së drejtës mesazh për Kryeministrin Kurti: Të vërtetohet urgjentisht veprimtaria kundër kushtetuese e presidentit Thaçi

  • 13 March 2020 - 07:52
Eksperti i së drejtës mesazh për Kryeministrin Kurti: Të vërtetohet urgjentisht veprimtaria kundër kushtetuese e presidentit Thaçi

“Duhet një koordinim mes Kryeministrit dhe Parlamentit që në rast se këto fakte ekzistojnë atëherë duhet nisur procedurat ligjore kundër veprimtarisë kundër kushtetuese të Presidentit, të nis procedura për shkarkimin e tij. Këto dyshime të kryeministrit sot, kanë qenë dyshime edhe kur kryeministri ishte në opozitë, janë dyshime madje edhe të paraardhësit të Kurtit, por edhe të opinionit të gjerë publik e mediatik. Kurti nuk besoj se do të mposhtet nga presionet apo kurthet e Presidentit për t’u bërë pjesë orkestrale të kësaj marrëveshjeje në dëm të territorit dhe të sovranitetit të Kosovës edhe po që se i imponohet qoftë edhe largimi si kryeministër”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së të drejtës Skënder Kapiti, duke i përcjellë zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, ngritjen e alarmit nga ana e Kryeministrit Albin Kurti, sipas të cilit Presidenti Thaçi ka vazhduar pa ndërprerë takimet Sekrete me homologun serb Vuqiq, dhe kanë një marrëveshje të fshehtë për ndarjen e Kosovës e cila do të mundë të nënshkruhet në momentin e parë, pasi të hiqet taksa dhe të krijohen kushte për vazhdim të bisedimeve, ka than se këto pohime duhet të merren seriozisht, të argumentohen dhe nëse vërtetë qëndrojnë faktet, të veprohet me masa konkrete kundër kreut të shtetit. Kundër një veprimi të tillë, sipas Skënder Kapitit, duhet të ngritët jo vetëm spektri politik pa dallim, por edhe qytetarët.

Image
Skender Kapiti

“Nëse është i vërtetë alarmi që lëshon kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë është e përfunduar, e kryer dhe vetëm pritet thyerja e Qeverisë, dekompozimi i koalicionit qeverisës LVV-LDK, ky është një alarm që duhet ta marrë në konsideratë gjerësisht publiku dhe jo vetëm ajo pjesë e politikës që është kundër marrëveshjes. Dhe përderisa qenka edhe marrëveshje sekrete Thaçi dhe Vuqiq e që tani Kryeministri Kurti e bën publike, publiku nuk ka pse heshtë por duhet të reagojë për ta penguar nënshkrimin dhe zbatimin e saj”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Dhe tjetra, sipas Kapitit, përderisa Kurti akuzon Thaçin se edhe pas ndërprerjes zyrtare të dialogut, takimet dhe agjendat sekrete mes Thaçit e Vuqiqit kanë vazhduar e nuk janë ndërprerë asnjëherë, për ta arritur qëllimin e tyre final, atëherë Kosova, territori i saj qenka nën një kërcënim dhe rrezikim të madh, prandaj edhe argumentet me të cilat disponohet, duhet të deponohen në Gjykatën Kushtetuese për të marr gjykimin që kërkohet, sepse kjo do të thotë se shkelja e Kushtetutës vazhdon nga presidenti, për qka duhet vepruar. “Duhet një koordinim mes Kryeministrit dhe Parlamentit që në rast se këto fakte ekzistojnë atëherë duhet nisur procedurat ligjore kundër veprimtarisë kundër kushtetuese të Presidentit, të nis procedura për shkarkimin e tij. Këto dyshime të kryeministrit sot, kanë qenë dyshime edhe kur kryeministri ishte në opozitë, janë dyshime madje edhe të paraardhësit të Kurtit, por edhe të opinionit të gjerë publik e mediatik. Kurti nuk besoj se do të mposhtet nga presionet apo kurthet e Presidentit për t’u bërë pjesë orkestrale të kësaj marrëveshjeje në dëm të territorit dhe të sovranitetit të Kosovës edhe po që se i imponohet qoftë edhe largimi si kryeministër”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”. Sipas eksperti të së drejtës Skënder kapiti, një nga arsyet, madje më kryesorja, ishte që me 6 tetor 2019 shqiptarët e Kosovës votuan dhe ia dhanë mandatin qeverisës koalicionit LVV-LDK pasi te ky koalicion besojnë se mishërohen vlerat e një qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe në shërbim e mbrojtje të interesave publike, kombëtare dhe të sovranitetit të Kosovës, prandaj kjo duhet të dëshmohet tani me veprime konsistencë në secilin problem dhe pengesë që del para interesit të shtetit.

(Kosova Sot Online)