Britaniku rrëfen përjetimet e tij me koronavirus: Pika më e keqe është kollitja e pakontrollueshme

  • 13 March 2020 - 08:19
Britaniku rrëfen përjetimet e tij me koronavirus: Pika më e keqe është kollitja e pakontrollueshme

“Gjëja më e keqe është kollitja e pakontrollueshme”. Kështu ka thënë Andrew O’Dwyer, i cili po shërohet pasi u infektua me koronavirus, pas një udhëtimi skish për në Itali në fund të shkurtit.

“Unë kam pasur grip më të keq, pa dyshim, por nuk do të dëshiroja ta kisha atë përsëri”, ka thënë ai gjatë izolimit të tij në shtëpi në Londrën jug-perëndimore, shkruan BBC.

Pavarësisht se ka diabet tip 1, Andrew thotë se të kesh virusin “nuk është asgjë për t’u shqetësuar”.

Ai shton se ethet që ai përjetoi nuk ishin “ndryshe nga simptomat e gripit”.

“Unë nuk kam qenë i shqetësuar”, pretendon ai.

Siç ka rrëfyer Andrew, atij i ishte thënë që virusi nuk po qarkullonte në vendpushimin ku po qëndronte, por 21 nga 25 personat në grupin e tij të skijimit janë infektuar.

Pas kthimit të tij nga Italia në Mbretërinë e Bashkuar, ai vendosi të qëndrojë në shtëpi dhe të izolohet si një masë paraprake, pavarësisht se nuk përjetoi simptoma në atë pikë.

Disa njerëz në grupin e tij u sëmurën brenda dy ditësh, kështu që ai kontaktoi autoritetet shëndetësore.

“Unë bëra testet para se të ndjehesha keq sepse njerëzit e tjerë kishin testuar pozitiv”.

“Kam zbuluar tre ditë më vonë se isha pozitiv. Por kaloi një javë para se të shfaqja simptoma”, tregon ai.

Sipas tij, ato përfshinin një “kollë mjaft të dobët” dhe një temperaturë të lartë që vazhdonte të rritej dhe të bjerë.

Ai zbuloi se marrja e paracetamolit vërtet ndihmoi në uljen e etheve të tij.

Andrew tani është në rrugën e rimëkëmbjes, por ka pasur një rrugë të vështirë.

Në fund të izolimit të tij ai do të duhej të kalonte 21 ditë në shtëpi, pa dalë jashtë.

Ai gjithashtu është përpjekur të punojë nga shtëpia por thotë se e ka të vështirë të përqendrohet.

Në një pikë, ai flet për diçka pozitive, duke thënë se miqtë e tij kanë qenë shumë të mirë, duke e ndihmuar atë edhe në blerje.

Sidoqoftë atij me të vërtetë i ka munguar djali i tij nëntë vjeç, të cilin nuk e ka parë për dy javë.

(Kosova Sot Online)