Shijojeni ditën me diell, temperaturat deri 23 gradë

  • 13 March 2020 - 08:32
Shijojeni ditën me diell, temperaturat deri 23 gradë

Parashikimi i motit për sot.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19- 23 gradë Celsius.

Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës do të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa të dielën do të ketë kushte që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me borë, ndërsa në viset malore do të bie vetëm borë.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.

(Kosova Sot Online)