Mbyllja e kufirit shqiptar: Këto janë të vetmet mjete që lejohen të kalojnë nga Kosova në Shqipëri

  • 13 March 2020 - 09:39
Mbyllja e kufirit shqiptar: Këto janë të vetmet mjete që lejohen të kalojnë nga Kosova në Shqipëri

Për shkak të masave parandaluese që janë duke u marrë lidhur me koronavirusin, autoritetet e Shqipërisë kanë marrë vendim që të ndalojnë hyrjen e veturave për të gjithë shtetasit e Kosovës, me përjashtim të veturave te shëndetësisë, veturave komerciale dhe veturave qeveritare.

Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës.

Lexoni të plotë njoftimin:

QKMK ju njofton: për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë.

• Duke filluar nga data 13/03/2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për të gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës.
• Do të lejohet hyrja vetëm e veturave të shëndetësisë / ndihmës së shpejt , automjeteve komerciale ( ata të cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare.
• Kjo masë do të zgjasë deri më datë, 15/03/2020 në ora 24.00.

Ndryshe, në Shqipëri numri i personave të prekur me coronavirus ka arritur në 23, ndërsa një person ka humbur jetën. Ndërkaq, në Kosovë deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

(Kosova Sot Online)