Lipjan: I digjet stalla me ushqim bagëtish, bashkë me dy makina elektrike

  • 13 March 2020 - 10:55
 Lipjan: I digjet stalla me ushqim bagëtish, bashkë me dy makina elektrike

Në fshatin Ribar i Madh, në Lipjan, është raportuar për djegien e një stalle me ushqim bagëtish e në të cilën ndodheshin edhe dy makina elektrike.

Siç raporton policia në vendin e ngjarjes kanë dal edhe njësitet relevante dhe zjarrfikësit, të cilët dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.

(Kosova Sot Online)