Ministri Australian që kishte takuar vajzën e Trumpit rezulton pozitiv me koronavirus

  • 13 March 2020 - 12:57
Ministri Australian që kishte takuar vajzën e Trumpit rezulton pozitiv me koronavirus

Një zyrtar i Qeverisë së Australisë i cili ka takuar vajzën e presidentit Donald Trump, Ivanka Trump, ka rezultuar pozitiv pasi është testuar për koronavirus.

Bëhet fjalë për ministrin Petter Duton, i cili ka takuar edhe një disa persona të tjerë që ishin bashkë me vajzën e Trump.

Vetë Duton përmes një njoftimi zyrtar ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Këtë mëngjes jam zgjuar me temperaturë dhe me fyt të tharë”, ka shkruar ministri australian Peter Dutton, mëngjesin e së premtes.

Ai ka treguar se ka kontaktuar menjëherë Departamentit e Shëndetësisë së Queensland dhe është testuar për COVID-19, derisa ka marrë më pas konfirmimin se ka rezultuar pozitiv.

Dutton tutje ka thënë se ndjehet mirë dhe se për çdo risi do të njoftoj.

 Ministri australian ka rezultuar pozitiv me koroanvirus 9 ditë pas takimit që ka pasur me vajzën e Trumpit, Ivankën dhe të tjerë zyrtarë që kishin takuar gjatë një udhëtimi në SHBA.

Për këtë takim vet Dutton kishte publikuar edhe një fotografi ku shihej afër vajzës së Trump dhe këshilltarit Kellyannë Conway.

Ndërkohë përveç vajzës Ivanka, edhe presidenti Donald Trump është takuar me një delegacion nga Brazili. Një nga anëtarët e atij delegacioni ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Shifrat e fundit: Mbi 69 mijë njerëz janë shëruar nga koronavirusi, rreth 4.900 kanë humbur jetën

Nga rreth 113 mijë deri më tani të infektuar nga koronavirusi në botë, 69 mijë janë shëruar, ndërsa 4.900 e kanë humbur jetën.

Nga të sëmurit momental, 90 për qind janë me simptoma mesatare dhe të lehta, ndërsa 10 për qind kanë pasqyrë serioze klinike.

Më shumë të infektuar dhe të vdekur nga koronavirusi deri më tani ka në Kinë (80.796/3.169), Itali (15.113/1016) dhe Iran (10.075/429). 

Në këto tre vende ka edhe shumë të shëruar nga Kovid-19. në kinë nga virusi tërësisht janë shëruar 62.826, në Itali 1.258 dhe në Iran 3.276.

Raste të koronavirusit deri më tani janë regjistruar në 125 vende në botë. OBSH-ja për shkak të krizës globale nga koronavirusi të mërkurën ka shpallur pandemi.

(Kosova Sot Online)