Loja e takimeve të Hashim Thaçit me liderët e partive politike, ky do të jetë epilogu humbës i takimit me Albin Kurtin

  • 13 March 2020 - 13:06
Loja e takimeve të Hashim Thaçit me liderët e partive politike, ky do të jetë epilogu humbës i takimit me Albin Kurtin

“Gjykata Kushtetuese e ka thënë qartë se në kompetencë të kujt është zhvillimi i këtij dialogu, prandaj presidenti duhet të distancohet nga ky proces, të liron rrugë dhe të njëjtin autorizim ta merr kreu i Qeverisë, kryeministri. Unë jam i sigurt që Hashim Thaçi në këtë formë si është duke vepruar, me manovrimet e tija jo serioze, nuk do të arrij ta rikthen autoritetin e humbur dhe të kontestuar të presidentit tek shumica e partive politike politik, duke insistuar që ta mbaj edhe timonin e bisedimeve me Serbinë”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Tentativa e pa ndërprerë e Hashim Thaçit, që të takohem me të gjithë liderët e partive politike, për të biseduar rreth situatës ë fundit në vend dhe raportet ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, duke përfshirë këtu çështjen e taksës ndaj prodhimeve serbo boshnjake dhe dialogut me Serbinë, nga analistët politik po vazhdon të kualifikohet si një manovër perfide e kreut të shtetit, që në kundërshtim me Kushtetutën, ta fiton dhe mbaj akoma më gjatë autoritetin prijës në bisedimet me Serbinë, para arritjes së marrëveshjes finale. Pas takimeve të zhvilluara në fillim të javës me liderët e partive politike opozitare, të LDK-së dhe minoritarët, Thaçi mbetet në pritje për një takim të kësaj natyre edhe me kryeministrin dhe kryetarin e LVV-së Albin Kurti.

Lidhur me këtë konsistencë të pa ndryshuar të Hashim Thaçit që të takohet me secilin dhe të flet për këto zhvillime, për “Kosova Sot Online” flet edhe analisti politik Ragip Guraziu, sipas të cilit qëllimi i Presidentit është me çdo kusht ta mbaj rolin prijës në bisedime, për të mbetur në histori edhe si nënshkrues i aktit të marrëveshjes eventuale me Serbinë, pavarësisht sa do të jetë ajo në dëm apo favor të shtetit të Kosovës.

Image
Ragip Guraziu

“Presidenti Hashim Thaçi, nuk do ndalet deri në fund për realizimin e qëllimit të tij rreth ruajtjes së autoritetit të vetëm përfaqësues në dialog dhe arritjes së marrëveshjes me Serbinë. Ai e donë me çdo kusht që ta ketë gjithnjë rolin e të parit, si nismëtar që ishte në këtë proces dhe si përfundimtar në arritjen eventuale të marrëveshjes historike përmbyllëse të dialogut”, thotë analisti Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”. Sipas Guraziut, Hashim Thaçi është i vetëdijshëm për dështimin e madh që ka pësuar në të ashtuquajturat bisedime, dialog për çështje teknike , por që në fakt kanë qenë bisedime puro politike, ku janë nënshkruar në numër i madh marrëveshjesh me Serbinë dhe kanë mbetur pothuajse të pa zbatueshme nga pala serbe që të gjitha, prandaj edhe është kritikuar ky proces i bisedimeve nga shumica e partive politike në Kosovë si i dëmshëm dhe keq menaxhuar, pa strategji të mirëfilltë dhe pa unitet politik. Kjo është një arsye, sipas Guraziut, pse këtë herë Hashim Thaçi nuk do të ketë sukses, do të dështon që ta ruaj deri në fund rolin prijës në këto bisedime, për të qenë edhe autor i nënshkrimit të marrëveshjes eventuale me Serbinë.

“ Tash po mbushen nëntë vjet të fillimit të negociatave me Serbinë dhe akoma nuk ka një marrëveshje për zgjidhjen, derisa klasa politike në Kosovë, gjatë këtyre nëntë vjetëve, edhe sot po vazhdon të jetë e përçarë rreth dialogut me Serbinë, si për mënyrën e vazhdimisht, ashtu edhe për rolin e udhëheqësit të këtij procesi, që po konsiderohet një dështim i madh i Thaçit, por jo vetëm. Kjo është një arsye pse tani Hashim Thaçit po i hasë sharra në gozhdë për fitimin e sërishëm të legjitimitetit në bisedime me Serbinë, po shkon drejtë dështimit edhe kjo manovër tjetër, mbase manovra e fundit e Hashim Thaçit, për të fituar legjitimitet në bisedimet me Serbinë”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Guraziu thotë se është koha që Hashim Thaçi ti bindet edhe interpretimit të Gjykatës Kushtetuese sa i takon të drejtës lidhur me zhvillimin e dialogut me Serbinë që atë me automatizëm ta delegon tek kryeministri Kurti dhe të mos e mbaj peng si të uzurpuar për interesin e tij dhe egon personale, sepse nuk e meriton, dhe nuk do të mundë të mbaj si të tillë deri në fund.

“Gjykata Kushtetuese e ka thënë qartë se në kompetencë të kujt është zhvillimi i këtij dialogu, prandaj presidenti duhet të distancohet nga ky proces, të liron rrugë dhe të njëjtin autorizim ta merr kreu i Qeverisë, kryeministri. Unë jam i sigurt që Hashim Thaçi në këtë formë si është duke vepruar, me manovrimet e tija jo serioze, nuk do të arrij ta rikthen autoritetin e humbur dhe të kontestuar të presidentit tek shumica e partive politike politik, duke insistuar që ta mbaj edhe timonin e bisedimeve me Serbinë”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Ai po ashtu thotë se derisa ka vullnet nga kryeministri që ta merr në përgjegjësi këtë proces, Presidenti duhet të liron rrugë. “Qeveria e re është zotuar se do të jetë në krye të këtij procesi dhe ky vullnet i shprehur duhet të respektohet sepse është e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe e rikonfirmuar edhe me interpretimin e kërkuar gjatë mandatit të kaluar qeverisës të koalicionit PAN, kur u shpall kundër kushtetues ekipi për bisedime që ishte logjistikë e presidentit Hashim Thaçi”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, në këtë situatë kritike duhet të tejkalohen tensionet mes pozitës dhe opozitës, që ti lirohet rrugë koalicionit qeverisës për ti pri procesit të dialogut, sepse është momenti kritik për të pasur një unitetit të të gjithë spektrit politik, dhe mos ta mbaj barrën vetëm një politikan apo një subjekt politike, ngase përçarjet brenda politikës kosovare i shfrytëzon për interesat e saj anti Kosovë vetëm shteti i Serbisë.

(Kosova Sot Online)