Ministri Vitia u jep këshilla për personat që mbajnë kafshë në shtëpi

  • 13 March 2020 - 13:48
Ministri Vitia u jep këshilla për personat që mbajnë kafshë në shtëpi

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të posaçëm për parandalimin e koronavirusit, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka treguar disa nga masa parandaluese.

Ai ka kërkuar që të pastrohet duart vazhdimisht dhe të ketë sa më pas kontakte fizike mes njerëzve.

Vitia ka thënë se kontaktet fizike duke të eliminohen edhe me kafshët. 

“Nëse keni kafshë shtëpiake largoni ato apo keni shumë kujdes”, ka thënë Vitia.

Gjatë kësaj mbledhje u kërkua që të sa më shpejtë të jepen mbi 10 milionë eurot e ndara për parandalimin e koronavirusit teksa u propozua edhe mbyllja e kufijve të Kosovës  përkohësisht.

Për këtë të fundit është diskutuar në mbledhje të mbyllur  ndërsa pritet që pas pak Komisioni të dalë me vendim.

(Kosova Sot Online)