Thaçi do të raportojë në Kuvend se takimi me Vuçiqin ka qenë historik

  • 13 March 2020 - 17:29
Thaçi do të raportojë në Kuvend se takimi me Vuçiqin ka qenë historik

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur para mediave pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ai ka thënë se ky ka qenë i nevojshëm për të mirën e vendit.

“Një takim që ka qenë i nevojshëm për të mirën e vendit për të mirën e qytetarëve për të sotmen por edhe për të ardhmen, vlerësoj se pas takimeve që kam mbajtur me liderët, takimi me kryeministri.

Takimi ka qenë i gjatë përmbajtjesor, mendoj shumë i hapur ku janë diskutuar gjërat të cilat kemi pasur vlerësoj këndvështrime konstruktive, është diskutuar për çështjet e brendshme por edhe të politikës së jashtme, pra për interesat nacionale prioritetet nacionale të shtetit dhe qytetarëve të vendit”, shton ai.

Thaçin thotë se për këtë do të raportojë edhe para deputetëve të Kuvendit.

“Për reformat që duhet të ndodhin në vend që të lëvizimin drejt perspektivës evropiane, për zhvillimet dhe mundësitë e reja integruese kombëtare, për rolin dhe shfuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, gjithashtu edhe për dialogun Kosovë Serbi ishte konstatim i përbashkët që një punë e përbashkët e liderëve politik e pozitës dhe opozitës mund të qojë vendin më shpejtë dhe më mirë përpara. Më shumë gjëra na përafrojnë se sa na ndajnë.

Unë pres që në ditët e ardhshme që të bëj kërkesën edhe zyrtarisht që t’i drejtohem kuvendit dhe do të prezantoj opinionin qëndrimin tim e theksoj takimi në Washington ka qenë historik, që mund t’i jep arritjen e një marrëveshjes përfundimtare për Kosovën dhe Serbinë. E theksoj në tavolinë do të jemi të bashkuar si Kosovë”, shtoi ai. Presidenti shkurtimisht foli edhe për punën e taksës.

“Është nën autoritetin e qeverisë, besoj që qeveria do të vendos sipas interesit nacional”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)