E thotë analisti i njohur: Hashim Thaçi i favorizuar e i përkëdhelur dhe nga Gjykata Speciale

  • 13 March 2020 - 19:22
E thotë analisti i njohur: Hashim Thaçi i favorizuar e i përkëdhelur dhe nga Gjykata Speciale

“Me të drejtë tanimë vërtetë ka filluar të shtrohet pyetja se a do të arrij Hashim Thaçi që ti dërgojë të gjithë shokët e bashkëveprimtarët e tij para Gjykatës Speciale, ata që apostrofohen në raportin e Dick Martit, dhe të përfitoj amnisti për veten e tij, duke e përdorë dialogun me Serbinë dhe autoritetin personal si njëri i vetëm dhe i pa zëvendësueshëm që mundë të vendosë për aktin final të marrëveshjes, pa marr parash çmimin që do ta paguaj Kosova.Madje në sytë e qytetarëve të Kosovës, dialogu me Serbinë, ka dështuar plotësisht në përmbushjen e qëllimit kryesor për të cilin edhe është nisur dhe as që po shërben më si mjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe në vend se për Kosovën,dialogu tash e sa kohë,më shumë po keqpërdoret prej Hashim Thaçit për rehabilitimin e tij nga Gjykata Speciale” shton Qarri për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse emri i Hashim Thaçit, President i shtetit të Kosovës, është i pari në listën e të dyshuarve dhe të akuzuarve në raportin e senatorit Dick Marti për krimet e luftës, zyrtarisht ai akoma nuk ka deklaruar të ketë marr ndonjë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale, në cilën do cilësi qoftë, i dyshuar por dëshmitar. Analistët politik shprehin dyshimin e tyre se kjo sjellje e Gjykatës Speciale në këtë mënyrë selektive ka të bëjë me ndikimin politik në punën e saj, që është e pa drejtë dhe në dëm të palëve të tjera.

 

 

Image
Gani Qarri

Lidhur me këtë mënyrë të “diskriminimit” pozitiv nga ana e Speciales, për Hashim Thaçin, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik Gani Qarri, i cili thotë se ka bindje të plotë që ish udhëheqësi i PDK-s, i cili insistoi me këmbëngulje dhe ushtroi presion të paparë edhe tek të tjerët e sidomos mbi deputetët e pozitës së atëhershme për votimin e Gjykatës Speciale, pra,Hashim Thaçi, tash do të shpërblehet duke mos u akuzuar drejtpërsëdrejti, por vetëmtrajtuar vetëm si dëshmitar konfidencial, për dekonspirimin dhe vendosjen e shokëve të vet në bankën e të akuzuarve, për ta shpëtuar veten nga kjo Gjykatë. Kështu sipas Qarrit Thaçi do të ketë vetëm rol përçarës në skenën politike të Kosovës.

“Ashtu siç pritej dhe druhej edhe nga i gjithë opinioni publik dhe qytetarët e Kosovës, të cilët Hashim Thaçin gjithmonë e kanë parë me dyshim dhe frikë, ai që nga ardhja e tij në pushtet, në vend se të dëshmohej si faktor unifikues shtetëror dhe politik, mjerisht edhe nga pozita e presidentit, u kthye në përçarësin më të madh e të paskrupullt të skenës politike në vend, duke e dëmtuar rëndë edhe funksionimin e brendshëm të shtetit tonë të ri e të brishtë, para gjithë botës demokratike dhe shteteve mike që na ndihmuan të çlirohemi dhe bashkudhëtojmë me to, deri këtu. Duke pasur parasysh faktin se ishte vet Thaçi, ai i cili vetëm pak kohë pasi u votua, sërish u pendua për themelimin e Gjykatës Speciale dhe brenda natës mblodhi nënshkrimet e deputetëve për zhbërjen e po kësaj Gjykate në Kuvend, ne opinionin publik kosovar me plot të drejtë, tanimë ka filluar të ngjallet frika se edhe Gjykata Speciale fare lehtë do të mundë të ndikohet nga politika destruktive e Thaçit & CO në punën e saj’, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”. 

Madje ai thotë se për këtë rrezik kanë nisë të flasin publikisht edhe analistet politik në Kosovë, si Belul Beqaj, ish këshilltar politik i vet kryeministrit Thaçi në qeverinë e përkohshme të pas luftës,i cili ka shprehë hapur dyshimin e tij se ftesat për intervistimet që po bëhen nga Gjykata Speciale,sidomos ato në cilësinë e të dyshuarve, janë selektive dhe të pa drejta pasi që deri më tani Hashim Thaçi, si më i përfoluri në raportin e Dick Martit, po ndodhë të mos ftohet fare nga Specialja. 

Sipas Qarrit, Shpërblimi i Thaçit me statusin e dëshmitarit të Mbrojtur, do të lidhet me kompromisin që pritet ta bëjë në bisedimet me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes finale. “Me të drejtë tanimë vërtetë ka filluar të shtrohet pyetja se a do të arrij Hashim Thaçi që ti dërgojë të gjithë shokët e bashkëveprimtarët e tij para Gjykatës Speciale, ata që apostrofohen në raportin e Dick Martit, dhe të përfitoj amnisti për veten e tij, duke e përdorë dialogun me Serbinë dhe autoritetin personal si njëri i vetëm dhe i pa zëvendësueshëm që mundë të vendosë për aktin final të marrëveshjes, pa marr parash çmimin që do ta paguaj Kosova. Madje në sytë e qytetarëve të Kosovës, dialogu me Serbinë, ka dështuar plotësisht në përmbushjen e qëllimit kryesor për të cilin edhe është nisur dhe as që po shërben më si mjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe në vend se për Kosovën,dialogu tash e sa kohë,më shumë po keqpërdoret prej Hashim Thaçit për rehabilitimin e tij nga Gjykata Speciale” shton Qarri për “Kosova Sot Online”.

Për aq më tepër, sipas Qarrit, Hashim Thaçi edhe kërcënimin ndaj BE-së për ndërprerjen e dialogut me Serbinë, duke e kushtëzuar atë me liberalizim të vizave,e keqpërdori pikërisht si skenar të radhës, duke e menduar gjithnjë vetëm si taktikë të tij të mbrojtjes nga Specialja.

(Kosova Sot Online)