Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme

  • 13 March 2020 - 23:01
Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës nësër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Në këtë seancë do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës, e që ka të bëjë më projektligjin për buxhet për vitin 2020.

Kjo gjë është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra për Media, e Kuvendit të Kosovës.

“R e n d i  i  d i t ë s : Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020″.

Seanca pritet të fillojë në orën 15:00.

(Kosova Sot Online)